Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Ruço: Ja “armët” tona plus

Verdhejesh­ilët kanë rikthyer këtë verë shumë ish-futbollist­ë

- ALBAN ALUSHI

Drejtuesit e klubit lushnjar kanë bërë deri më tani 7 përforcime dhe skuadra është thuajse e kompletuar. Java e kaluar ishte më intensive për sa i përket merkatos dhe me lëvizjet e fundit, Lushnja ka plotësuar grupin që pretendont­e trajneri Ilir Gjyla. Janë rikthyer me fanellën verdhejesh­ile Haremi, Ruço dhe Canka, të cilët sezonin e kaluar ishin pjesë e Egnatias. Po ashtu, janë rikthyer pas një viti edhe Magani me Monen, të cilët luajtën në Kosovë sezonin që shkoi. Brahimaj dhe Ibrahimlla­ri, që gjithashtu vijnë nga Egnatia, janë dy përforcime­t e tjera që do të debutojnë sezonin e ri me Lushnjën. Edhe pse klubi është në varësi të plotë të bashkisë së qytetit, ka zhvilluar një merkato të pëlqyeshme, duke afruar lojtarë në të tria repartet, që nga porta e deri në sulm. Me rikthimin e Cankës është kompletuar sulmi, Mone është një garanci në linjën e majtë, ndërsa Ibrahimlla­ri ka hequr edhe merakun e madh të trajnerit Gjyla për stabilizim­in e mbrojtjes me një lojtar me përvojë. Deri në fund të merkatos, ndoshta mund të ketë edhe ndonjë lëvizje të fundit, gjithsesi ekipi duket i plotë në këtë moment.

RUÇO - Një nga futbollist­ët e rikthyer në skuadër është edhe mëngjarash­i Ledion Ruço, i cili për "Panorama Sport" vlerëson faktin se grupi ka përvojën e duhur për të synuar objektivin e klubit. "Lushnja ka një grup me futbollist­ë, të cilët e njohin mirë njëri-tjetrin. Mendoj se është një grup me eksperienc­ë dhe për një skuadër të Kategorisë së Parë kjo është diçka shumë e rëndësishm­e, kur ka objektiva madhorë si ne. Të gjithë futbollist­ët kanë qenë të vëmendshëm dhe

të përkushtua­r gjatë këtyre përgatitje­ve. Detyra jonë është të vazhdojmë me të njëjtin seriozitet deri në fillim të kampionati­t dhe të jemi plotësisht gati për një nisje sa më të mbarë të tij. Besoj se Lushnja, me lojtarët që ka, do të jetë një pretendent­e shumë e fortë për Superioren", është shprehur Ruço.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania