Panorama Sport (Albania)

Zyrtarizoh­et sot, Branica: Afrojmë lojtarë me vlera te Shkumbini

Trajneri peqinas nis punën për ndërtimin e skuadrës së re

-

Skuadra e Shkumbinit do ta vazhdojë fazën përgatitor­e në ambientet e stadiumit të Peqinit, por ajo që është më e rëndësishm­e në këtë moment është fakti se sot pritet të nisë zyrtarisht punën trajneri Sokol Branica. Sipas burimeve të sigurta të "Panorama Sport", pranë klubit peqinas, kryebashki­aku Tosku do të bëjë sot para futbollist­ëve prezantimi­n e trajnerit Branica, me të cilin prej më shumë se një jave është gjetur akordi. Pritej vetëm konfirmimi zyrtar nga ana e drejtuesve të Shkumbinit. Nga ana e tij, trajneri Branica është shprehur se do ta marrë detyrën me shumë përgjegjës­i dhe se do të përpiqet të bëjë më të mirën për skuadrën e qytetit të tij. "Ashtu siç kam pohuar edhe më parë për gazetën tuaj, personalis­ht kam qenë i gatshëm për të marrë drejtimin e Shkumbinit me idenë për t'i shërbyer sa më shumë atij. Dua që Shkumbini të tregojë vlerat e tij më të mira në kampionati­n e Kategorisë së Parë. Mendoj se duhet një bashkëpuni­m sa më i mirë mes të gjithë faktorëve për të siguruar një ecuri sa më pozitive. Për përforcimi­n e skuadrës, pra sa i takon merkatos, duhet të tregohemi të matur, sepse duhet të afrojmë lojtarë punëtorë dhe që realisht do të na bëjnë punë në ato reparte që do të kemi më shumë nevojë për përforcime", ka thënë dje trajneri Sokol Branica, i cili sot pritet të marrë zyrtarisht në dorë "çelësat" e Shkumbinit. Me peqinasit pritet që brenda pak ditësh të bashkohen disa lojtarë të huaj. Deri tani Shkumbini ka luajtur një ndeshje miqësore me Egnatian, ku ka humbur 0-1 në fushën e vet. Me emërimin e trajnerit Branica, ndërtimi i skuadrës së re pritet të ecë më shpejt. Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania