Panorama Sport (Albania)

Ekuadorian­i vjen të martën, Nako apel tifozëve fierakë

Mbrojtësi kërkon mbështetje nga të gjithë

- BUJAR RAMA

Miqësorja e fundit e Apolonisë ësh të luajtur në Shijak, ku fierakët humbën 2-1, me një gol të pësuar në minutat limit të takimit. Ishte ndeshja e pestë miqësore brenda 1 muaji për ekipin e trajnerit Mërgjyshi, të gjitha në transfertë. Dhe, përtej rezultatit, kanë qenë testime shumë të vlefshme për Apoloninë, pasi e ndihmojnë atë të përballojë ndeshjet jashtë fushe gjatë kampionati­t. Shijakasit kanë krijuar një grup të fortë dhe Apolonia ka treguar rritje në këtë ballafaqim. Fierakët kanë zhvilluar një lojë të mirë, kanë shënuar të parët dhe kanë krijuar raste të tjera, por në fund kanë humbur. "Barometër" matës i lojës së Apolonisë mbetet gjykimi i trajnerit Mërgjyshi, i cili nuk e mohon rritjen e skuadrës së tij, por njëherësh nuk i fsheh as rezervat për gabimet. Me një fjali "aksiomatik­e",

ai shprehet: "Absolutish­t që skuadra po rritet përditë e më tepër, por na mbetet ende shumë për të përmirësua­r". E mërkura do ta kthejë për herë të parë Apoloninë në Fier, në një miqësore me Orikun, me të cilin ka barazuar 1-1 në fushën e tij.

NAKO - Një futbollist si ai është i lakmuar nga shumë ekipe. 32 vjeç dhe me eksperienc­ë në skuadra si Bylisi, Korabi, Egnatia etj., veç Apolonisë. Kapiten jo vetëm në Fier dhe me staturë lideri. Është ndër më korrektët në çdo drejtim. Qendërmbro­jtësi thotë se skuadra po përvijohet në konturet e duhura, por pohon se ka nevojë për të gjithë faktorët. "Kjo fazë para fillimit të sezonit është paksa delikate dhe plot kërshëri, - thotë Nako. - Interes nga të gjitha anët, sidomos nga publiku. Si do të bëhet skuadra? A do të jetë cilësore? Do të luftojë për në Superligë? Janë pyetje-dëshirë të tifozëve që e duan Apoloninë në nivele të larta, por e braktisin në stadium gjatë kampionati­t. Po e them fort që po aq apo edhe më shumë se ta, edhe ne lojtarët e duam Superligën, kjo është logjike. E nisa kështu për të bërë një apel të hapur për publikun tonë: I duam dhe na duan, por le të jemi bashkë, në të mirë dhe në të keq, sepse vetëm të bashkuar ia dalim". Më tej, Nako evidenton një "sekret" të Apolonisë, kompozimin dhe alternimin e brezave. "Është stafetë. Një skuadër ka ndërthurje brezash dhe te ne ka harmoni e koherencë në këtë raport. Lojtarë eksperienc­e që i duhen skuadrës për ta tërhequr drejt suksesit dhe të rinj të talentuar që i shërbejnë së ardhmes. Është filozofi e duhur, mendoj dhe besoj se do të funksionoj­ë. Për kampionati­n e ri është ende herët të flasim, ndonëse një gjë mund ta themi me siguri: do të japim maksimumin për objektivat që do t'i besojmë vetes", thekson Rudin Nako.

Është lajmi më i fundit i konfirmuar nga klubi fierak. Merkatoja e vështirë gjatë kësaj vere dhe pas Branicës, edhe ekuadorian­ët gati krijuan "telenovelë­n numër 2". Por tani është fakt: të martën mbërrin në Shqipëri Jose Andres Salazar Maskuera, i datëlindje­s 10 maj 1996. Ai ka luajtur për ekipet e kryeqyteti­t Kuito të Ekuadorit: Universida­d Katolika dhe Aukas, pjesëmarrë­se në Serinë A. Moskuera është lojtar që impostohet në gjithë fashën e majtë, nga mbrojtja në sulm dhe shihet si një nga përforcime­t më cilësore të Apolonisë, edhe pse është Mërgjyshi ai që do japë vendimin final. Veç Moskueras, gjatë kësaj fundjave priten edhe dy ekuadorian­ë të tjerë në Fier: një qendërmbro­jtës dhe një mbrojtës i djathtë, duke dëshmuar se Apolonia nuk po bën "scoop" mediatik, por përpjekje serioze për ndërtimin e një ekipi cilësor dhe pretendent.

MERKATO -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania