Panorama Sport (Albania)

Boks, Beqiri do triumfin e tretë si profesioni­st

"Synoj majat, shpresoj që një ditë të bëhem kampion bote"

- ARTIN LLESHAJ

Alban Beqiri është ndër boksierët më të suksesshëm shqiptar, ku së fundmi ka arritur të debutojë e të shkëlqejë edhe në boksin profesioni­st, duke regjistrua­r 2 triumfe në po kaq ndeshje. Ai e ka filluar karrierën e tij në moshën 13-vjeçare dhe ka arritur të shpallet kampion kombëtar për 8 vite radhazi, ndërkohë që është zgjedhur gjithashtu për 4 vite si boksieri më i mirë në Shqipëri. 3 herë, gjithashtu, ka arritur të shpallet kampion në turneun ballkanik si dhe fitues i shumë medaljeve të tjera në evente të ndryshme ndërkombët­are. Beqiri, gjithashtu, ka marrë pjesë edhe në dy edicione të Lojërave Olimpike Europiane, duke zhvilluar paraqitje mjaft të mira, ku së fundmi ishte ndër sportistët shqiptarë më të mirë në "Minsk 2019". 25-vjeçari nga Puka, i cili aktualisht do të duelojë në peshat 70 kg, në një intervistë për "Panorama Sport" rrëfen përgatitje­t që po bën për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë pas një muaji: "Dueli im i radhës është më 21 shtator në Shkodër. Do të jetë ndaj një boksieri të huaj, por që ende

nuk është zyrtarizua­r emri i tij. Tani po vazhdoj fazën përgatitor­e në Voskopojë, duke u stërvitur intensivis­ht e më pas do të kthehem në Tiranë për t'i vijuar aty përgatitje­t me të njëjtin ritëm". Më pas kampioni i boksit tregon edhe objektivat që i ka vënë vetes, ku synon që të ngjitet në majë e një ditë të shpallet edhe kampion bote. "Objektivi im i afërt është të fitoj ndeshjet e radhës që do të kem këtu në Shqipëri apo edhe në eventet ndërkombët­are ku do të jem i pranishëm, ndërsa në të ardhmen ajo që synoj, është që të shpallem kampion bote", shprehet Beqiri. Por të bësh boks në Shqipëri nuk është e lehtë, gjë që 25-vjeçari e di mjaft mirë: "Në vendin tonë sigurisht që ka vështirësi të shumta, pasi mungojnë kushtet. Por jemi mësuar dhe me shumë sakrifica duhet të përshtatem­i me situatën që kemi dhe patjetër, duke dhënë maksimumin për të arritur majat në këtë sport. Dua të falënderoj trajnerin tim Sead Bushatin, pasi sukseset e mia janë edhe falë punës dhe ndihmesës së jashtëzako­nshme që më ka dhënë". Në fund Alban Beqiri tregon se cilët janë boksierët e tij të preferuar nga të cilët frymëzohet: "Dy boksierët që unë pëlqej janë filipinasi Pakuaio dhe kazakistan­asi Genadi Golovkin. Janë dy kampionë shumë të përkushtua­r ndaj boksit dhe me stërvitje kanë arritur gjithçka, duke qenë të padiskutue­shëm në ringun botëror", përfundon Alban Beqiri.

 ??  ?? ALBAN BEQIRI
ALBAN BEQIRI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania