Panorama Sport (Albania)

Bajerni zyrtarizon talentin Mikael Kysons

-

Bajerni i Mynihut ka transferua­r dje në mesditë 20-vjeçarin e ardhur nga Galdbahu, Mikael Kysons. Francezi që luan për kombëtaren e U-20-ës të Francës do të jetë lojtari më i ri i kampionëve të Gjermanisë. Pasi zhvilloi vizitat mjekësore, Kysons firmosi një kontratë 5-vjeçare me klubin gjerman, i cili pagoi 10 milionë euro për mesfushori­n, në prani të drejtorit sportiv, Hasan Salihamixh­iç. Në sezonin e tij të parë në Gladbah, Kysons u shpall lojtari më i mirë i skuadrës gjermane. "Ai është shumë i mirë teknikisht. Do të sjellë kualitet në skuadër, - ishin fjalët e Salihamixh­içit. - Mikaeli do të rritet më shumë te ne. Jam i bindur se kemi në skuadër një lojtar që do të na zbavisë shumë". Të premten Kysons festoi 20-vjetorin e lindjes. Për "Bayern.tv" francezi tha: "E di që kalimi te Bajerni është një hap i madh në karrierën time. Ndihem gati dhe jam krenar që do të vesh në të ardhmen fanellën e kampionëve në fuqi. Jam gjithashtu i kënaqur që këtu do të gjej edhe dy bashkëkomb­ësit e mi, Benzhamë Pavar dhe Lukas Hernadez. Kjo do të më ndihmojë që të integrohem më shpejt në skuadër", tha lojtari. Mikael Kysons erdhi në 2017-ën nga skuadra e moshave të Nansit në Francë dhe luajti në sezonin e kaluar 35 ndeshje me Gladbahun si mesfushor qendre. Tani Niko Kovaç do të ketë në skuadër një tjetër alternativ­ë në mesin e fushës. Lojtari mund të luajë në disa pozicione si ai pas sulmuesit kryesor, por edhe si organizato­r. I shpejtë në driblim dhe lëvizje, Kysons pritet të kthehet në një nga lojtarët më të dashur për publikun në "Allianz Arena" që i pëlqen të zbavitet me lojën e bukur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania