Panorama Sport (Albania)

“Dhelprat” i prishin festën Çelsit

Golit të Maunt i përgjigjet Ndidi, sa shumë vuajtje ndaj Lestërit të Brendën Roxhersit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

elsi i Lampardit nuk ngrihet dot: në debutimin në shtëpi të trajnerit të ri, i pritur si triumfator prej të shkuarës së tij me blutë e Londrës (golashënue­si më i mirë i të gjitha kohërave me 211 gola), skuadra e kryeqyteti­t barazon 1-1 me Lestërin dhe në fund rrezikon të përfundojë edhe në tapet. Një pikë në dy javët e para të Premier Ligës dhe zero fitore në 3 ndeshje zyrtare: periudha pas Sarrit nis me malore. Barazimi respekton atë që u prodhua në fushë dhe ndoshta ndëshkon më shumë "dhelprat". Çelsi e nis me marsh të pestë dhe pas vetëm 45 sekondash Pedro ka një shans të artë pas ftesës së Zhirusë: vetëm rrjetë e jashtme. Skuadra vendëse këmbëngul dhe në minutën e 7të, Mejson Maunt, i rritur në akademinë e bluve, firmos golin e tij të parë, duke i vjedhur një top në presing Ndidit dhe mposhtur Shmajkëlli­n në dalje. Festë e çmendur e djaloshit që në minutën e 21-të provon sërish me kokë, por goditja është e lehtë. Emerson provon në minutën e 26-të, por skuadra e Roxhersit shpëton mirë.

Manovra sulmuese e Çelsit ezaurohet pas gjysmë ore. Në fund të pjesës së parë miqtë fitojnë metra në fushë dhe parala

Sulmi i Lestërit -

jmërojnë një pjesë të dytë në sulm. Medison, i transformu­ar pas 45 minutave të para, i kalon të gjithë në minutën e 50-të dhe shërben Fuksin: goditja e mbrojtësit përfundon jashtë. Provon Çudhëri në 57', por Kepa kontrollon. Dhjetë minuta më vonë vjen

barazimi i "dhelprave": goditje këndi e Medison dhe goditje me kokë e Ndidit që ndalet në rrjetë. Lampard aktivizon edhe Abrahamin dhe Kovaçiçin me Uillianin, ndërsa Roxhers i lë vend ish-lojtarit të Sampdorias Prae. Por është Lestëri që këmbëngul: në

minutën e 72-të Medison bën një manovër të bukur. Pesë minuta më vonë rast për Vardinë. Tilemans rigjen një top të mirë për të barazuar në minutën e 89-të, por belgu është i lodhur. Në shtesë, sërish Lestëri në sulm. Përfundon 11 dhe për Lampardin vjen

momenti i kritikave. 41-vjeçari bëhet trajneri i parë i Çelsit që dështon të fitojë 3 ndeshjet e para zyrtare në stolin e klubit që prej Rafael Benitezit në sezonin 2012-'13. Largimi i Hazardit dhe mungesa e merkatos kanë nisur të ndihen në "Stamford Bridge". Ç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania