Panorama Sport (Albania)

Uolverhemp­toni është një makth, Junajtid tenton të prishë mallkimin

-

Mançester Junajtid regjistroi një rezultat të shkëlqyer në javën e parë kundër Çelsit dhe triumfi 4-0 në "Old Trafford", ishte mënyra perfekte për ta nisur sezonin. Por, sot në "Molineux" ata do të vizitojnë Uolvesin, një provë që do të tregojë nëse suksesi ndaj bluve të Londrës nuk ishte rastësor. Për të konfirmuar vijimësinë, "djajtë e kuq" duhet të gjejnë një mënyrë për të thyer skuadra si ajo e "ujqërve", e cila bëri shumë mirë kundër 6 ekipeve të para sezonin e shkuar. Skuadra e Santosit e mposhti Junajtid në shtëpi si në kampionat, ashtu edhe në Kupën FA sezonin e shkuar. "Uolvesi është një skuadër e vështirë për t'u thyer. Ata mbrojnë shumë thellë dhe nuk të lënë shumë hapësirë. Por forma, sjellja dhe atmosfera e fitores sonë në javën e parë është natyrisht e shkëlqyer, kështu që ne shkojmë në ndeshjen e së hënës me shumë vetëbesim", tha në

konferencë trajneri Ole Gunar Solskjaer.

Kokë më kokë - Uolves nuk u mposht asnjëherë në tri ndeshjet kundër Mançester Junajtid në të gjitha kompeticio­net sezonin e shkuar. Ata do të kërkojnë të arrijnë 3 fitore radhazi për herë të parë kundër "djajve" që prej vitit 1980. Junajtid ka humbur më shumë ndeshje në fushën e "ujqërve" sesa kanë fituar: 2 fitore, 3 humbje. Të vetmet tri skuadra të tjera me të cilat ata janë përballuar të paktën 5 herë në transfertë dhe kanë një rekord negativ kundër janë Çelsi, Arsenali dhe Shefilld Uednesdej.

Man. Junajtid - "Djajtë" nuk fitojnë në katër transferta­t e tyre të fundit në Premier Ligë. Ky është rekordi i tyre më negativ që prej serisë së 7 ndeshjeve radhazi pa fitore prill-nëntor 2014. Ata fituan vetëm dy nga nëntë transferta­t e fundit në kampionat sezonin e shkuar

kundër ekipeve që u renditën në gjysmën e sipërme të klasifikim­it. Mançester Junajtid ka fituar 68% të ndeshjeve të tyre të Premier Ligës që janë luajtur ditën e hënë. Kjo është shifra më e lartë për çdo skuadër angleze që ka luajtur minimumi 10 ndeshje në atë ditë. Uolverhemp­toni nuk ka fituar kurrë një ndeshje të Premier Ligës ditën e hënë, në 5 rastet që kanë luajtur. Pol Pogba, me 10 gola dhe 8 asiste, është përfshirë direkt në 9 gola më shumë se çdo lojtar tjetër i "djajve", që kur Ole Gunar Solskjaer është ulur në stol, dhjetorin e 2018-ës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania