Panorama Sport (Albania)

Gola dhe shpejtësi, sa shumë dyshime për Milanin

S’e shqetëson rezultati, Xhampaolo ka ende punë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Megjithëse nuk fi tonte, Milani kish te lënë përshtypje pozitive deri në paraqitjen kundër Çezenës. Që nga e shtuna mbrëma, progreset kuqezi u kanë lënë vend dyshimeve. Gjashtë miqësore dhe vetëm një fitore lënë një shije të athët për ndeshjet parasezona­le. Barazimi i dy ditëve më parë, më shumë se në aspektin e shifrave, çudit për faktin se mes dy ekipeve janë po aq kategori diferencë, por në fushë nuk u pa asnjë dallim, megjithëse duhej të ishte aspekti i parë që duhej të binte në sy. Nga sfida ndaj Çezenës, Milani doli duarbosh. Kuqezinjtë kishin përballur ekipe më të larta në nivel, duke shfaqur të paktën estetikë, por prova gjenerale e kampionati­t, në mos dështim, është diçka e ngjashme.

ANALIZA - Në këto momente kuqezinjtë kanë disa probleme dhe më i madhi duket ai që ka lidhje me fazën realizuese. Ekipi krijon, por e ka të vështirë të konkretizo­jë dhe këtë e dëshmojnë 5 golat e shënuar në 6 ndeshje miqësore. Tre topa janë dërguar në rrjetë ndaj Novarës dhe Feronikeli­t, ekipe që teorikisht qëndrojnë në tjetër planet nga ai kuqezi. Nëse nga Kastijeho që është sulmues krahu i përshtatur si pykë e dytë, diskutimi ndryshon disi kur në "lojë" përfshihet Kristof Piontek. Fajet nuk janë të gjitha të polakut. Ai propozohet me kohë të ndryshme dhe lëvizje të gabuara, por edhe skuadra ka vështirësi ta "gjejë" në momentin e duhur me pasime të sakta. Xhampaolo e shfajëson 24-vjeçarin duke thënë se ka vështirësi në çlodhje në këto momente të fazës përgatitor­e, teksa Piontek bie në sy për menaxhimin mekanik të sferës kur e ka në zotërim. Zgjidhja mund të vijë nëpërmjet Rafael Leaos. Ndaj Feronikeli­t portugezi pati disa momente të mira edhe pse luajti vetëm 45 minuta. Ndaj Udinezes do të jetë pikërisht ai krah Piontekut me rezultatet që te Milani urojnë të jenë më të mira.

PROBLEMET - Në daljet e para "Djalli" tregoi përthithje të mira të 4-3-1-2-shit të Marko Xhampaolos, por në dy ndeshjet e fundit, "rombi" në mesfushë nuk është dukur më fort i rrjedhshëm. Edhe ndaj Çezenës, Bilia vuajti në regji. Kur rolin e mori Çalhanoglu, skuadra kishte ulje-ngritje ritmi anormale dhe qarkullimi i topit ishte elementar dhe i ngadaltë. Suso, mes më të mirëve,

pati vështirësi të bënte fantazisti­n duke treguar më pak goditje klasi krahasuar me ndeshjet kundër Bajernit, Benfikës apo Junajtidit. Edhe pse me një trajner të ri si Xhampaolo, Milani nuk e ka humbur vesin e sezoneve të fundit kur në vështirësi­në e parë nis të kthejë topin

prapa, duke vënë në vështirës një prapavijë që nuk është se shkëlqen në organizim. Një tjetër shqetësim është fakti që kuqezinjtë janë shpesh në inferiorit­et numerik. Problemi bëhet edhe më madhor kur këtë deficit e shfaqin të dyja koristë çka i cenon rëndë ekuilibrat. Në

anën tjetër, Muzakio dhe Kalabria që janë titullarët vuajnë çdo top që u kalon pas shpine, duke krijuar të çara në mbrojtje nga ku rivalët nëse nuk shënojnë, çdo herë ndodh prej pritjeve fenomenale të Donarumës. PUNË PËR XHAMPAOLON

- Xhampaolo duhet të vërë dorë

nga pak kudo, fundja kjo është logjike për një ekip me trajner dhe lojtarë të rinj. Cilësitë dhe mundësitë për të arritur rezultate janë të gjitha, sidomos nëse si bazë marrim ndeshjet miqësore me Bajernin apo Benfikën. Por, siç ndodh në futboll, vendimin final e jep

fusha dhe këtë lojtarët e Milanit duhet ta fiksojnë në kokë. Miqësoret japin sinjale, por se cili është Milani i vërtetë, do të mësohet më vonë. Rëndësi ka që kuqezinjtë të nisin të mbjellin diçka duke filluar që nga e diela pasdite. Në Udine, ndaj Udinezes...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania