Panorama Sport (Albania)

Faza përgatitor­e e Donarumës, porta është garancia e vetme

Gardiani vijon të dhurojë paraqitje fantastike

-

Hapi prapa i Milanit ndaj Çezenës nuk e prek. Edhe në paraqitjen gri të së shtunës, kuqezinjtë kanë lajme pozitive për sa i përket portës. Gjithçka lidhet me Xhanluixhi Donarumën, i cili në daljet parasezona­le të "Djallit" ka qenë një konstante me vlera të larta. Pritjet në SHBA kundër Benfikës ishin sinjalet e para, teksa edhe ndaj Mançesteri­t në Kardif Xhixho shkëlqeu në kuadrat. Edhe ndaj Çezenës rezultoi vendimtar teksa në minutat e fundit i mohoi golin Butiçit që goditi nga fare pranë. Edhe pse në miqësoret e verës rezultati nuk ka fort rëndësi, një humbje e Milanit në "Manuci" do të kishte shtuar problemet për Marko Xhampaolon. Pikërisht skuadra e këtij të fundit udhëton të dielën drejt Udinezes dhe nëse qetësia e grupit nuk është lëkundur, meritat i takojnë numrit 99, sepse Xhixho vijon të jetë një garanci. Gjithmonë nëse merkatoja nuk e shkëput nga Milani. LEONARDO, MIKU-ARMIK - Mundësia e largimit të Xhixhos vijon të jetë konkrete, sepse PSG-ja nuk ka hequr dorë nga ideja për të blerë një portier. Leonardo, drejtori i parisienëv­e e njeh mirë Donarumën dhe mund të tentojë goditjen përpara 2 shtatorit (afati i përfundimi­t të

merkatos). Homologët, njëkohësis­ht edhe miqtë e tij, Maldini e Boban, mund të "sakrifikoj­në" portierin në rast se në "Casa Milan" mbërrin një ofertë që i tejkalon 50 milionë eurot. Kjo shumë do të ishte e gjitha fitim i pastër dhe do t'ua rriste lirinë kuqezinjve në merkato. Italianët qëndrojnë në pritje, jo sepse PSG-së nuk i duhet të shesë fillimisht Nejmarin për të siguruar likuiditet për blerjen e Xhixhos, por sepse i duhet gjetur një klub Areolas. Portieri aktual i francezëve ka të njëjtin menaxher të Donarumës, ndaj Mino Raiola nuk do të ndërmjetës­ojë pozitivish­t për të vlerësuar një

lojtar të tijin në kurriz të një të asistuari tjetër. Kjo është edhe arsyeja pse në orvatjen e parë për të blerë Donarumën, Leonardo kërkoi të përfshinte Areolan në marrëveshj­e.

MENDJA NË FUSHË - Në gjithë këtë amulli, Donaruma ka treguar profesiona­lizëm duke punuar mirë dhe fort për sezonin e ri. Përqendrim dhe formë fizike optimale pavarësish­t se sezoni nuk ka nisur ende zyrtarisht. Siç thamë, 2 shtatori do të japë vendimet e fundit, por Xhixho duket që është gati, kudo që të jetë vazhdimi i karrierës së tij. Paris apo Milano? Do ta marrim vesh së shpejti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania