Panorama Sport (Albania)

Galiani: Ikardi super, mbi Vandën maskilizëm

-

"Nuk më duket korrekte të gjykoj punën e drejtuesve aktualë të Milanit, pasi isha pjesë e shitjes së klubit. U uroj pronarëve dhe kujtdo që punon për Milanin që të rikthejnë sa më shpejt ekipin ën Champions. Nuk më duket i vështirë ky mision, i cili vjet nuk u realizua vetëm për një pikë. Kur Zapata shënoi golin e barazimit në sekondat e fundit në derbin e dy viteve më parë, festova si i çmendur. Isha në një restorant dhe theva gota e pjata. Këtë po e tregoj për të dëshmuar se pavarësish­t se nuk jam në bordin drejtues të Milanit, pasioni im për ngjyrat kuqezi nuk ka ndryshuar. Personalis­ht jam ende shumë i lidhur me Montelën, trajneri që na dhuroi trofeun e fundit". IKARDI-INTER - Mes temave të trajtuara ka qenë edhe çështja "IkardiInte­r": "Është amplifikua­r nga maskilizmi që mbizotëron në botën e futbollit, - ka deklaruar Galiani duke i dalë në mbrojtje çiftit argjentina­s. - Nëse flet Vanda, krijohet polemikë, por kur menaxherë të mëdhenj si Mino Raiola apo Zhorzh Mendesh kanë të njëjtat sjellje, askush nuk i komenton. Ikardi, ndër të tjera, është një bomber i fortë, nëse do të mundesha do ta blija menjëherë". TRAJNERËT E PREFERUAR - I pyetur për trajnerët e preferuar, Galiani nuk ka dyshime: "Më pëlqen shumë Mauricio Sarri, në të kaluarën ka qenë shumë pranë Milant. Edhe Interi, megjithatë, ka një trajner të madh si Konte, po ashtu edhe Napoli me Ançelotin: tri klube që do luftojnë për pozicionet e para dhe shpresoj që i katërti të jetë Milani". Në fund, një koment edhe për raportet mes Paratiçit dhe Marotës: "Janë dy miq, për polemikat mes tyre lexoj vetëm nëpër gazeta".

 ??  ?? Aleksis Sançez (30 vjeç) dhe Arturo Vidal (32) me fanellën e Kilit
Aleksis Sançez (30 vjeç) dhe Arturo Vidal (32) me fanellën e Kilit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania