Panorama Sport (Albania)

Mou, në lot: Futbolli më mungon

- MË MUNGON...

Zhoze Murinjo nuk ka arritur të përmbahet. Janë bërë saktësisht tetë muaj nga momenti i largimit nga posti i trajnerit të Mançester Junajtidit, kur u shkarkua pas ndeshjes kundër Liverpulit, ku u mposhtën 3-1 me dy golat e shënuar në atë takim nga Xherdan Shaqiri. Që nga dhjetori i vitit të kaluar "Speciali" është i papunë, pas aventurës së fundit me "djajtë e kuq", edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar dhe aktualisht ka nisur një eksperienc­ë të re si prezantues dhe opinionist televiziv për televizion­in britanik "BT Sport". Një zgjedhje për të cilën ndoshta sot disi pendohet, sepse pyetjes se sa i mungon kontakti me tapetin e gjelbër, nuk ka qenë në gjendje t'i përgjigjet me gjakftohtë­si si gjithmonë, por i ka shpëtuar më shumë se një pikë loti. Gjatë një interviste për mediat italiane nuk ka mundur të fshehë trishtimin për distancën nga fusha.

- Mou e pranon që po i mungon adrenalina që i jep futbolli dhe ka zbuluar se është ende duke e mësuar gjuhën gjermane. "Më mungon futbolli, adrenalina që të jep fusha. Futbolli është futboll, - ka thënë 58-vjeçari, duke shpërthyer në lot. - Për momentin jam duke mësuar gjuhën gjermane. Unë nuk e kam ditur këtë gjuhë. Flas anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht". Detyra e parë e portugezit si trajner ka qenë te Benfika në vitin 2000, pasi kishte punuar më parë si përkthyes dhe trajner te Barcelona: "Fillimisht argëtohesh­a, më pas u shndërrua në zanat. Kështu ka qenë deri tani, që jam ndalur, në vend që të pushoj më mungon", ka përfunduar Murinjo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania