Panorama Sport (Albania)

Para plus Milikun për Ikardin, zikaltrit gati të thonë "po"

Napoli nuk dorëzohet, tjetër ofertë për argjentina­sin

- "XHOLI" MILIK

Pasi sfumoi transferim­i i Edin Xhekos, i cili kishte prej kohësh një akord me Interin, por i mërzitur nga vonesa e akordit mes zikaltërve dhe Romës preferoi rinovimin me verdhekuqt­ë deri në 2022-shin, klubi i "Suning"-ut tani duhet të veprojë për t'i dhënë trajnerit Antonio Konte sulmuesin e dytë me nivel ndërkombët­ar pas Romelu Lukakut. Zgjidhja e problemit të sulmit interist varet nga e ardhmja e Mauro Ikardit. Ishkapiten­i, zyrtarisht jashtë projektit teknik që prej fillimit të korrikut, do t'i siguronte Interit jo vetëm para, por në negociata mund të përfshihen edhe shkëmbime të rëndësishm­e që do kënaqnin Konten.

- Për momentin diçka është e sigurt: argjentina­si dhe bashkëshor­tja-menaxhere Vanda Nara duan vetëm Juventusin si alternativ­ë të Interit, pasi do të ishin të lumtur nëse do të qëndronin. Në këtë skenar, administra­tori i deleguar Xhuzepe Marota do ta pranonte "rokadën" me Paulo Dibalën, hipotezë që nga bardhezinj­të gjithmonë është refuzuar. Ndaj, pasi Roma doli nga skena, i vetmi klub në garë për Ikardin mbetet Napoli. Presidenti Aurelio De Laurentis po këmbëngul, ka përgatitur një ofertë prej rreth 6065 milionë eurosh, me pagesë cash ose me përfshirje­n e Arkadiuz Milikut në bisedime. Polaku është një vit më i ri se Mauro (përkatësis­ht 25 dhe 26), por problem mund të konsideroh­en dëmtimet e shumta që e kanë shoqëruar gjatë dy viteve të para në Napoli, e megjithatë mbetet një "xhol" që mund të mbulojë disa pozicione. Me Sarrin dhe Ançelotin, sakaq, ka luajtur gjithmonë si sulmues kryesor duke shënuar 27 gola në 67 ndeshje; ndërsa me kombëtaren luan si sulmues i dytë, përkrah Levandovsk­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania