Panorama Sport (Albania)

"Interi nuk e ndal dot Juven, Ikardi perfekt krah Dibalës"

-

Ekipet e Serisë A nisin sezonin të shtunën, por Roberto Mançini është gati që sot. Intervistë­n e radhës e ka dhënë teksa bën biçikletë në palestër, si për të treguar që nëse do të varej prej tij, skuadra do të ishte në fushë.

Merkatoja vijon dhe asgjë nuk është përfundimt­are. Sa ndikon kjo te klubet?

Shumë, por nuk më takon mua të vendos. Po të varej nga unë, do ta kisha mbyllur me kohë. Siç ndodh në Angli. Kieza ndërkohë do të qëndrojë te Fiorentina? Më mirë apo më keq për Italinë?

Është i ri dhe ka nevojë të luajë. Nëse ndonjëri ka fatin të luajë edhe në Europë, akoma më mirë. Për mua ka rëndësi që të jenë kolona aty ku aktivizohe­n. Dy vjet më parë Kieza nuk ishte, ndërsa sot është i tillë.

A do të bëhen Sensi e Barela kolona të Interit?

Janë të jashtëzako­nshëm. E nënvijëzoj, janë të jashtëzako­nshëm. I kam ndjekur të rriten ndeshje pas ndeshjeje dhe i shoh të aftë për çdo rol në mesin e fushës.

Keni menduar për ndonjë pozicion të saktë për Bernardesk­in?

Duhet të bëjë hovin cilësor duke u shndërruar në një yll të Juves. Ka forcë, teknikë dhe shpejtësi për të qenë ndër më të mirët në botë. Çfarëdo roli t'i japë Sarri, nuk është e thënë që në kombëtare nuk mund të bëjë asgjë tjetër.

Meqë jemi te Juvja. Ju duket "krim" shitja e një talenti si Kin?

Më shumë do ta cilësoja si mëkat, por nuk shqetësohe­m, sepse do të luajë në një kampionat të bukur e të vështirë. Kjo mund ta ndihmojë të rritet. Keqardhja ime personale lidhet me Serinë A, e cila nuk është më kampionati më i bukur ku edhe fitohet më shumë.

Sa e penalizon Bonuçin afrimi i De Ligtit?

Aspak, sepse Leonardo ka cilësi, përvojë dhe klas. Një si De Ligt do ta ndihmojë të pushojë më shpesh.

Edhe sulmuesit po japin sinjale të mira me Belotin dhe Imbolen…

Beloti ka luajtur mirë sa herë e kam grumbullua­r, por për mua ka rëndësi loja ekipore. Nëse manovra shkon si duhet, në sulm kemi lojtarë që dinë ta çojnë pa problem topin në rrjetë. Fakti që Juvja mendon të shesë Dibalën tregon se në Itali numrat 10 janë demode?

Është një lloj lojtari që në Itali mungon. Dy ose tre të tillë do të dalin së shpejti në pah, por duhet edhe pak kohë, sepse janë ende 16-vjeçarë. Mua nuk më mungon një lojtar i tillë, por do të doja të kisha mundësi të luaja me fantazistë herë pas here. Nuk po ankohem, por do të doja dikë si Toti apo Del Piero. Përse Lukaku është sulmuesi ideal për Konten?

Pyesni Konten sepse e njeh më mirë. Lukaku duket si dollap, por ka forcë dhe shpejtësi të frikshme. Për më tepër, edhe shënon.

Çfarë i mungon Interit për t'iu afruar Juves?

Është pak shpejt për ta thënë, sepse Juventusi dominon prej tetë vitesh. Pavarësish­t se zikaltrit janë forcuar shumë, Napoli është anti-Juve, sepse ka lojtarë që luajnë bashkë prej 4-5 vitesh. Sa i vështirë do të jetë misioni i Sarrit?

Do të ketë disa vështirësi si nevoja për t'i mësuar ekipit një tjetër futboll, personalit­eti i Ronaldos dhe dëshira për të mos bërë rotacion. Rreziku kur ndryshon është i madh, por nëse Juvja e nis mirë, gjithçka mund të kthehet në avantazh. Nëse Mauricio i menaxhon si duhet yjet, gjithçka do të shkojë mirë. Çështja "Ikardi" dëmtoi më shumë lojtarin apo Interin? Mauro garanton 2-25 gola në sezon dhe uroj që kjo histori të sqarohet sa më shpejt. Nuk e di sa të mira do t'i sjellë ekipit që do ta blejë, por Ikardi është i ri dhe mund të përmirësoh­et edhe më tepër.

Nëse shkëmbehen Dibala me Ikardin, cili përfiton?

Për mua janë të përsosur për të luajtur së bashku, për këtë arsye e kërkova Paulon kur isha tek Interi.

Mund ta na bëni një panoramike të Milanit?

"Fair Play Financiar" është shumë problemati­k. Të lidh duart në merkato dhe Milanin e detyroi të hiqte dorë nga Liga e Europës. Kanë ndryshuar edhe trajner. Xhampaolo pa Europë do të ketë më shumë kohë të përhapë mendimin e tij në ekip. Mund të jetë një avantazh dhe Milani të shndërrohe­t në surprizë të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania