Panorama Sport (Albania)

Dibala mbetet në merkato, menaxherët drejt Parisit

Nuk mjafton perla ndaj Triestinës, argjentina­si drejt largimit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Goli i shkëlqyer kundër Triestinës dhe festa krenare, duke treguar fanellën dhe jo më maskën e tij tradiciona­le, nuk mjaftuan për të shkruar fjalën "fund" mbi telenovelë­n e merkatos që ka lidhje me Paulo Dibalën. Pozicioni i argjentina­sit, sot për sot, nuk ka ndryshuar: Juventusi e konsideron gjithnjë një futbollist në merkato dhe destinacio­ni më i mundshëm në këtë pikë është Parisi. Sipas "Sportmedia­set", menaxherët e numrit 10 të bardhezinj­ve do të jenë në kryeqyteti­n francez ditën e nesërme për të negociuar transferim­in e tij te kampionët e PSG-së. Pavarësish­t nga situata e Nejmarit, e cila duket e përcaktuar (drejtori sportiv Leonardo i ka kërkuar Realit të Madridit një shifër cash pranë 100 milionë eurove plus kartonin e Rafael Varanit dhe Vinisius Zhuniorit, duke marrë përgjigje negative nga madrilenët), klubi i emirit të Katarit ka vendosur për t'i bërë serioze bisedimet për juventinin, mbi të gjitha pas transferim­it të Kutinjos drejt Bajernit të Mynihut. Dhe PSG, ndryshe nga sa ndodhi me

Mançester Junajtidin (gjeti akordin me kampionët e Italisë, por futbollist­i refuzoi, duke kërkuar një rrogë të çmendur në "Old Trafford"), është një zgjidhje e pranueshme nga ana e Dibalës. Shumë më tepër sesa është Interi, që në hipotezën e një shkëmbimi me

Mauro Ikardin, do të merret në konsiderat­ë vetëm në rast se do të mbërrihet në ditët e fundit të merkatos, pa arritur asnjë marrëveshj­e në fronte të tjera. Nga të gjitha palët ekziston vullneti, që në këtë pikë të ketë një mbyllje sa më të shpejtë të bisedimeve, në mënyrë që

gjithçka të jetë zgjidhur përpara orëve të para të shtatorit. Interi nuk heq dorë në fakt, por në dalje nga Torinoja duken edhe emrat e Manxukiçit dhe Higuainit. Dhe surpriza e përfolur që mund të mbërrijë do të ishte Dembele, sulmuesi i Lionit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania