Panorama Sport (Albania)

Skuadrat më të shtrenjta, Juventusi e 7-ta në botë

-

Nëse paratë nuk blejnë lumturinë, sigurisht që ndihmojnë për të fituar. Por, për të ndërtuar një skuadër me vlera, nuk ka një rrugë të vetme. Mund të blesh kampionë të konfirmuar për shifra të çmendura ose të presësh talentet e reja që të rrisin vlerat e tyre. Mançester Siti ka ndjekur veçanërish­t rrugën e parë shumë vite më parë. Skuadra e Guardiolës është edhe më e shtrenjta në botë: Për ta ndërtuar janë dashur 1.27 miliardë euro sipas të dhënave të "transferma­rkt". Vendimtare shpenzimet e Mansur Bin Zajedit, por çmimi i vlerës së "qytetarëve" është shtuar edhe prej punës së Guardiolës. Mjafton të përmendësh që Kevin De Bryjne, i transferua­r nga Volfsburgu për 76 milionë euro në 2015, sot kushton 130 milionë, thuajse dyfishi. Dhjetëshja e parë vijon ashtu siç pritej, me dy gjigantet e Spanjës: Barcelona dhe Real Madrid. Katalanasi­t, me goditjen e Nejmarit mund t'i marrin vendin e parë Sitit. Pastaj vijnë kampionët e Europës së Liverpulit dhe Totenhemi me PSGnë. Në vend të shtatë është Juventusi që ka një skuadër prej 869 milionë eurosh. E kot të themi se Ronaldo, sot 34 vjeç, është lojtari me vlerën më të lartë mes atyre të Sarrit. E mbyllin "top 10", Çelsi, Atletiko e Madridit dhe Bajerni i Mynihut. Duhet zbritur deri në vendin e 14-të për të gjetur një tjetër skuadër italiane, Napoli, thuajse krah për krah me Interin: që të dyja kushtojnë mbi 600 milionë euro. Ndërkohë që Atalanta, me një skuadër prej 252 milionë eurosh, renditet pas Lacios (renditet në vend të 39të), edhe pse sezonin e shkuar e mbylli në vend të tretë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania