Kuman: Kam kujtime të bukura në Hamburg
Trajneri i skuadrës holandeze, Roland Kuman, është i bindur se skuadra e tij nuk do të ngecë sërish ndaj Gjermanisë në duelin e sotëm. "Kemi një skuadër të rrezikshme përpara, me lojtarë që luajnë në thellësi të zonës me dhe pa top. Por me të njëjtën rrezikshmëri duhet të jemi edhe në repartin difensiv, duke bërë zgjedhjet e duhura, nisur nga gabimet në ndeshjen e fundit. Duhet të futemi në garë për kualifikimin, pasi nëse humbasim, mund të na kushtojë shtrenjtë", u shpreh trajneri i kombëtares portokalli.
PERFORMANCË KONTRADIKTORE
Kuman u përball dy herë me Gjermaninë në Ligën e Kombeve përpara se të luhej ndeshja e parë për kualifikueset e "EURO 2020". Gjermanët shënuan dy herë në pjesën e parë në takimin e luajtur Amsterdam, duke detyruar holandezët të ndryshojnë fytyrë në fragmentin e dytë të lojës. "Lojtarët panë një paraqitje kontradiktore në ndeshjen e fundit. Në Ligën e Kombeve ishim ndryshe nga ndeshja e parë kualifikuese. Paraqitje si këto tregojnë se skuadra nuk është e balancuar dhe ka mungesë personaliteti. Për të bërë më mirë duhen disa ditë më shumë stërvitje, pasi nuk jemi në një klub ku mund të stërvitesh përditë në 8 muajt e vitit. Ajo që më gëzon në ndeshjen e fundit është shpirti i garës që skuadra tregoi në fushën e lojës". Për Kuman, ndeshja në Hamburg mban kujtime emocionale. Ishte hera e parë që Holanda shkonte në finale, në 1988, falë golit të shënuar me penallti nga trajneri aktual(atëherë lojtar i portokallinjve). "Stadiumi ka ndryshuar shumë", tregon Kuman teksa vështrimi i tij mbulon të gjithë sallën. "Nuk ka më qirinj, fatmirësisht. Kalimi prapa në kohë ka kuptimin e saj, me të gjitha çfarë shikon dhe dëgjon tani. Sigurisht që tani është gjithçka ndryshe, më moderne. Kemi bërë një hap përpara në marrëdhëniet me gjermanët. Respekti i "KNVB" dhe "DFB" është më i madh seç ka qenë. Por në fushën e lojës duhet të luajmë në limitet e lejuara nga arbitri i ndeshjes për të fituar". Kujtojmë që në të kaluarën rivaliteti midis dy vendeve fqinje ishte shumë i ashpër në fushën e lojës. Mjafton të kujtosh episodin në Botërorin e 1990-ës në Itali, midis Frank Rajkard dhe Rudi Fëlerit, ku lojtarët përveç të sharave patën edhe kontakt fizik me njëri-tjetrin.