Panorama Sport (Albania)

Italia perfekte, vetëm 3 pikë larg kualifikim­it

Imobile dhe Zhorzhinjo me penallti zhvlerësoj­në barazimin e përkohshëm të Pukit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Le ta themi në një mënyrë tjetër: “Kjo Itali ka kar akter për të shitur!” Ndonëse në këto dy ndeshje të muajit shtator ka munguar shkëlqimi, ajo që është parë me bollëk në fushë ka qenë dëshira për të arritur objektivin e paravendos­ur, kualifikim­in sa më të shpejtë për në “Euro 2020”. Të kaltrit kanë prerë dje më shumë sesa gjysmë bilete, pasi në Finlandë vërtet nuk mendohej që të ishte kaq e vështirë për tri pikët, por në fund renditja flet qartë: 6 fitore në 6 ndeshjet e parë dhe për të marrë sigurinë matematiko­re për kualifikim­in në turneun kontinenta­l të verës së ardhshme do të mjaftojë fitorja me Greqinë në ndeshjen e radhës në tetor. Skuadra e Roberto Mançinit ndoshta i dha më shumë shpresa se ç’duhej Finlandës në duelin e mbrëmjes së djeshme, pasi gjeti avantazhin me golin e Imobiles. Gjithsesi, trajneri i Italisë arriti ta korrigjojë sërish veten, pasi zëvendësim­et e minutave të fundit, me zbritjen në fushë të Belotit dhe Bernardesk­it, dhanë impaktin e duhur. Nëse Sensi vendosi që t’i “dhurojë” një penallti të zotëve të shtëpisë, të cilën Puki e dërgoi në rrjetë, “axurrët” nuk reshtën së besuari te fitorja finale dhe panë gjithashtu fitimin e një 11-metërshi në favor të tyre, të cilët Zhorzhinjo e dërgoi gjithashtu në rrjetë, duke vulosur edhe shifrat finale në 2-1. Tani, do të mjaftojë formalitet­i përballë një Greqie në terr të plotë...

“FORCA ITALIA” - Mançini kishte bërë disa ndryshime, siç parashikoi, duke zgjedhur Açerbin në vend të Romanjolit në mbrojtje, por sërish nuk hoqi dorë nga Barela dhe Kieza, që u panë në vështirësi ndaj Armenisë. Zgjedhjet guximtare të trajnerit të Italisë u dukën se ishin të gabuara, teksa në pjesën e parë, më shumë sesa të kaltrit ishin finlandezë­t ata që trembën jo pak, sidomos me gjigantin e sulmit, Temu Puki, i cili në çdo top që prekte vinte në panik mbrojtjen rivale. Gjithsesi, Italia e vërtetë zgjohet në pjesën e dytë. E tërhequr në çdo milimetër të fushës nga interisti Sensi, “axurrët” nisin të duken rrezikshëm në zonën nordike, aq sa në të 59ën Kieza dërgon krosimin e saktë në qendër të zonës, të cilin Imobile e devijon saktë me kokë. Por edhe më të mirët gabojnë, si në rastin e Sensit, i cili në minutën e 71-të humb një top në mesfushë, por mënyra e vetme për ta frenuar për “xhuxhin” italian gjigantin Puki, është ajo që ta rrëzojë në zonë, një penallti që sulmuesi i Noruiçit nuk mund ta gabojë. Tjetër gol i pësuar, një barazim 1-1 që nuk kapërdihet nga Mançini, i cili hedh në fushë artilerinë e rëndë. Me Bernardesk­in dhe Belotin trajneri i Italisë shtoi njëkohësis­ht teknikë dhe forcë fizike në sulm, me dy “to

rinezët” që pasi fillimisht iu afruan golit në tri raste, arritën të ndërtojnë edhe aksionin që solli penalltinë në favor të tyre, për prekje të topit me dorë në zonë nga finlandezë­t. Te pika e bardhë paraqitet Zhorzhinjo që e dërgon me ftohtësi në rrjetë dhe i jep të drejtën Italisë që të përgatisë valixhet për në “Euro 2020”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania