Panorama Sport (Albania)

Dëmtime dhe ankth, Lëv: Në Belfast bëjmë kthesën

Shkëlqen lojtari i Milanit, do një fanellë titullari

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Dy dopieta për të bërë një "poker". Spanja hedh një hap të sigurt drejt kualifikim­it në Europianin 2020, falë fitores së thjeshtë 4-0 kundër Ishujve Faroe. Dy gola për secilin nga sulmuesit Rodrigo dhe Alkaser, të cilët ndezin edhe sfidën me njëri-tjetrin për numrin nëntë të Spanjës, mjaftuan për ta shndërruar në festë mbrëmjen. Luhej në stadiumin "El Molinon" të Gijonit, ku tifozët kujtuan legjendën e tyre, sulmuesin Kini. Duartrokit­je pafund për të dhe për vajzën e ish-trajnerit të Spanjës, Enrike, e cila u nda nga jeta disa ditë më parë. Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta nderuar kujtimin e tyre sesa fitorja me një goleadë.

DOPIETË E RODRIGOS

- Trajneri Robert Moreno kishte bërë rotacion masiv, duke u dhënë hapësirë futbollist­ëve që nuk luajtën ndeshjen e parë. Serxho Ramos ishte në fushë për të barazuar rekordin e Kasijasit, ndërsa pjesa tjetër thuajse e ndryshuar totalisht. Kishte vend për De Gean si titullar dhe për Suson në sulm. Lojtari i Milanit ishte një nga më të mirët në fushën e lojës dhe për aq minuta sa luajti, meritoi nota të larta, sipas mediave spanjolle. Ai tani kërkon një vend titullari në kombëtare. Ai i dha një pasim Tiagos dhe goditja mund të shndërrohe­j në një gol spektakola­r. Në letër ishte një ndeshje pa histori dhe e tillë rezultoi në fushën e lojës. Vetëm pas 13 minutash lojë, Ishujt Faroe çahen në qendër të mbrojtjes dhe Ojarzabal tregohet altruist, duke pasuar te Rodrigo, i cili i vetëm me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë. Rastet nuk munguan në pjesën e parë, por rezultati mbeti i pandryshua­r deri në fundin e 45 minutave. Me fillimin e fraksionit të dytë ishte sërish Rodrigo, por këtë herë me një supergol që dyfishon rezultatin. Goditja e sulmuesit të Valencias ishte spektakola­re dhe portieri kundërshta­r nuk mund të mbërrinte.

FESTË E ALKASERIT

Ishujt Faroe reaguan dhe gjetën

guximin, duke shkuar deri te porta e De Geas, por portieri bëri detyrën dhe mbajti portën e paprekur. Spanja thjesht po menaxhonte rezultatin dhe nuk e kishte vendosur këmbën te gazi për të shënuar më shumë gola. Kur të gjithë po prisnin fundin e sfidës, Pako Alkaser i surprizon të gjithë me dy gola, njërin në minutën e 90-të dhe tjetrin në minutën e 93-të. Mënyra më e mirë për ta mbyllur mbrëmjen dhe për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikim­it në Europian. Spanja ka marrë 6 fitore nga 6 ndeshje të luajtura dhe udhëheq Grupin F.

 ??  ?? Tifozët e Spanjës kujtojnë ish-sulmuesin Kuini dhe vajzën e trajnerit Luis Enrike
Tifozët e Spanjës kujtojnë ish-sulmuesin Kuini dhe vajzën e trajnerit Luis Enrike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania