Panorama Sport (Albania)

Fitore dhe festë, Sharl Lëklerk ngre në “ajër” Monzan

Botas dhe Hamilton plotësojnë podiumin, Fetel e katranos

- ARTIN LLESHAJ

Sharl Lëklerk triumfon në Çmimin e Madh të Italisë në Formulën 1, duke e ringjitur pas 9 vitesh Ferrarin në shkallën më të lartë të podiumit në Monza. 21vjeçari nga Montekarlo­ja ia doli të merrte fitoren pas një gare mjaft të lodhshme, në të cilën duhej t'u bënte ballë sulmeve të ashpra të pilotëve të Mercedesit, Botas e Hamilton, të cilët plotësuan podiumin, duke u renditur përkatësis­ht në vendin e dytë dhe të tretë. Ndërkohë, gara e djeshme ishte krejtësish­t për t'u harruar për Sebastian Fetelin. Gjermani i Ferrarit e katranosi që në fillim duke u penalizuar për t'u renditur në fund në vendin e 13-të. Kështu, agjërimi merr fund dhe pasi i dha "kokëkuqes" një javë më parë suksesin e parë sezonal në Spa, Lëklerk i bën dhuratën më të bukur skuadrës nga Maraneloja, duke fituar garën më të rëndësishm­e, atë të shtëpisë. Një triumf që Ferrarit i mungonte që prej vitit 2010, kur e arrinte Fernando Alonso. Këtë sukses djaloshi nga Montekarlo­ja e merr pas një beteje për infarkt, fillimisht me Hamiltonin e më pas me Botasin, duke mbërritur në finish me gomat më të freskëta se të dy rivalët. Ashtu sikurse në Belgjikë, Lëklerk u tregua fenomenal, duke i rezistuar presionit të madh, ndonëse nuk munguan as gabimet (disa ndëshkime me të verdhë nga komisarët), të cilat i ngrinë zemrën tifozërisë së kuqe. Megjithatë, në fund të gjithë shpërthyen në festë, ndonëse piloti tjetër, Sebastian

Fetel, bëri një garë për t'u harruar. Gjermani përfundoi jashtë piste në tentativën e tij për të sulmuar makinat Mercedes. Në rifutjen në asfalt, ai godet makinën Racing Point të kanadezit Stroll. Një manovër shumë e rrezikshme që i kushton 4 herë kampionit të botës

një penalizim të paevituesh­ëm prej 10 sekondash. Rezultati përfundimt­ar për Fetelin është vendi i 13-të, që dhemb si për të ashtu edhe për tifozët e skuderisë italiane. Ky ishte zhgënjimi i radhës për gjermanin, që vazhdon të jetë hija e vetvetes. Ndërkohë, vijon të buzëqeshë Luis Hamilton, i cili i drejtohet një triumfi të sigurt në botëror, ndonëse në Itali ndoqi një strategji të gabuar, që favorizoi kolegun Botas në rikuperimi­n e 4 pikëve ndaj tij. Britaniku regjistroi edhe xhiron më të shpejtë, duke marrë edhe 1 pikë bonus. Gara e djeshme ishte e shkëlqyer edhe për pilotët e Renosë, ku Riçardo u rendit i katërti ndërsa Hulkenberg i pesti. Ndërkohë, Maks Vershtapen, i cili u nis nga vendi i fundit për shkak të ndryshimev­e në motor, rikuperoi disa pozicione, duke e mbyllur garën në vendin e tetë.

 ??  ?? Lëklerk duke festuar me tifozët e shumtë të Ferrarit
Lëklerk duke festuar me tifozët e shumtë të Ferrarit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania