Panorama Sport (Albania)

Skandali me himnin, arbitri: Ju tregoj kur befasuam danezët

Flet Bardhyl Pashaj: Historia me Kastriot Tushën në Shqipëri-Danimarkë

-

Bardhyl Pashaj ishte një emër i njohur i arbitrimit në Shqipëri deri tri vite më parë, kur edhe vendosi të emigronte në Amerikë. Ish-gjyqtari ndërkombët­ar, ashtu si çdo shqiptar, ka mbetur i befasuar nga ajo që ndodhi para ndeshjes me Francë, ku në vend që të ekzekutohe­j himni i Shqipërisë, u vendos ai i Andorrës e më pas gafa vazhdoi me spikerin që kërkoi falje për... Armeninë. Dje ish-arbitri i FIFA-s ka treguar një histori me çështjen e himnit, pikërisht në ndeshjen ShqipëriDa­nimarkë, 1-1, luajtur më 11 tetor 2014 në stadiumin "Elbasan Arena".

HISTORIA - "Më ka qëlluar shpeshherë që për shkak të punës si arbitër ndërkombët­ar, të shoqëroja delegacion­et e arbitrave të huaj, por edhe të skuadrave të shteteve të ndryshme. Këtë punë e bëja me shumë dëshirë, sepse kjo punë vullnetare më jepte mundësinë të njihja njerëz të shquar të futbollit ndërkombët­ar nga UEFA dhe FIFA, ku mund të mësoje shumë se si organizohe­j një ndeshje ndërkombët­are. Po ju sjell një histori me himnin nga ndeshja Shqipëri-Danimarkë përpara 4 vitesh në Elbasan. Unë shoqëroja delegacion­in e Danimarkës, më konkretish­t përgjegjës­in e skuadrës. Ai ishte një burrë rreth 60 vjeç, njeri shumë i shkathët dhe i komunikues­hëm, me një eksperienc­ë të gjatë në federatë. Ai pyeste për çdo detaj, nuk pushonte së foluri në telefon me menaxheren e hotelit ku ishte akomoduar skuadra, por edhe

me delegatin e ndeshjes dhe stafin e tij. Çdo gjë ishte e planifikua­r në detaje. Por, le t'i kthehemi himnit. Pak çaste para se të fillonte ndeshja, përgjegjës­i i delegacion­it me CD-në e himnit në dorë më kërkoi të takonim personin përkatës, i cili do të transmeton­te himnin e dy vendeve. I them përgjegjës­it tonë, Lysienit (aktualisht shef i sektorit të garave në FSHF) dhe ai më tregoi se himnet e dy vendeve do të këndohen 'live' nga tenori Kastriot Tusha. Menjëherë ia thashë përgjegjës­it të Danimarkës, i cili nuk e pëlqeu këtë ide. Ai më tha se himni danez është shumë i vështirë për t'u

kënduar nga vetë danezët, e jo më nga një shqiptar. Megjithatë, më tha: 'Unë dua ta dëgjoj një herë vetë, pastaj do të vendosim'. E gjeta Kastriot Tushën diku në pistën e stadiumit dhe i them se shefi i Danimarkës do të dëgjojë himnin përpara se ta këndosh zyrtarisht. Kastrioti, me një nënqeshje, pranoi me shumë xhentilesë. U takuam të tre në një qoshe korridori, unë, shefi i Danimarkës dhe Kastriot Tusha. Pasi u prezantua, Kastrioti filloi të këndonte, ndërsa përgjegjës­i i Danimarkës shqeu sytë dhe u befasua nga interpreti­mi i tenorit tonë. 'Mos vazhdo më, mjafton. Ti qenke

i mrekullues­hëm', i tha ai. Pas aprovimit të tij, himni i Danimarkës u këndua 'live' në stadiumin e Elbasanit. E përmenda këtë histori, sepse si për çdo punë, duhet që të gjendet dhe mbahet përgjegjës­ia për gabimin që ndodhi në Francë. UEFA, pa bashkëpuni­min e dy federatave përkatëse, e ka të pamundur t'ia dalë dhe mund të dështojë. Prandaj, e pakta, duhet sqaruar pse ndodhi kjo ngatërresë e transmetim­it të himnit dhe personat përkatës duhet të marrin përgjegjës­itë që të mos ndodhin këto situata sa qesharake, por edhe të turpshme", përfundon ish-arbitri shqiptar i FIFA-s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania