Panorama Sport (Albania)

Vata, në sulm: Luftën nuk e kam fituar me pasaportë jugosllave

"I ka mbaruar kilometrat, nuk njeh as historinë"

- JORGIS MEMO

Rudi Vata i përgjigjet ashpër Mërgim Mavrajt pas reagimit të këtij të fundit në rrjetet sociale me një foto ku theksonte se njeh vetëm Fatmir Vatën. Ish-kapiteni i Kombëtares, në një bisedë për "Panorama Sport", i kujton mbrojtësit kuqezi se nuk e njeh historinë dhe se qëndrimi i tij në skuadër është vetëm humbje kohe. "Unë jam në rrugën e Zotit, në të drejtën time. I shërbej vendit tim, Shqipërisë, kaq kam në dorë. Në këtë jetë kemi të drejtë të shprehemi ashtu siç jemi të ndërtuar si njerëz. Personalis­ht mundohem që njerëzit të mos i ofendoj dhe mos t'i injoroj. Mund të ketë shumë njerëz që nuk i pëlqej, por të paktën nuk mundohem t'i ofendoj. E kuptoj momentin e vështirë që po kalon Mavraj, sepse ka dy vite që nuk luan. Unë faktikisht këtë lojtar e kam mbështetur kur ka qenë në ditët e tij më të mira, por tani ka ardhur një moment që prania e tij në ekipin kombëtar është humbje kohe. E them këtë, sepse Kombëtarja jonë është në krizë totale dhe ka nevojë për një rifreskim. Duke qenë se duhet një rikompozim total, një prej lojtarëve që i ka kilometrat e mbaruara është Mavraj. Unë këtë e shikoj me syrin tim, jo të dikujt tjetër, pra atë që kuptoj unë për futbollin. Por, ky është vetëm mendimi im. Nuk them që Mavraj duhet të largohet nga futbolli, por vetëm nga Kombëtarja, pasi e shikoj se nuk ka më se çfarë i ofron ekipit. Shqipëria sot është në një pozicion që nuk mundet të fitojë më shumë nga ky futbollist. Në këtë moment Kombëtarja mund të fitojë vetëm të ardhmen, por këtë e bën vetëm nëse ofron lojtarë me gjak të ri", ka thënë fillimisht Rudi Vata.

"NUK TËRHIQET, SE KA PROBLEME"

Ish-kapiteni i Kombëtares shprehet se nuk ka bërë asnjë deklaratë me tendencë ndaj Mavrajt, ndërsa rithekson se problemi i mbrojtësit është se nuk do që të tërhiqet nga Shqipëria, pasi ka dy vite që po kalon probleme. "Nëse ai thotë se njeh Fatmir Vatën, është e drejta e tij. Pastaj, unë nuk dua të më njohë Mërgimi, sepse në fund të fundit kush është Mërgimi për mua që të më

njohë...! Sinqerisht, nuk dua të më njohë fare, por dashje pa dashje ai mua më njeh, sepse jam shqiptar dhe kapiten i Kombëtares shumë kohë përpara tij, madje në periudhën më të vështirë. Kam dalë jashtë shtetit si një burrë i fortë

dhe patriot, duke fituar të drejtën time në Europë përmes luftës së sakrificav­e. E kam fituar këtë luftë me pasaportë shqiptare dhe jo me pasaportë jugosllave. Jam arratisur drejt Francës me pasaportë shqiptare dhe kam përfaqësua­r kombin tim si i miri i të mirëve. Nëse Mërgimi nuk e njeh historinë e shqiptarëv­e të suksesshëm, atëhërë nuk është problemi im, por injoranca e tij. Shqiptari i parë i suksesshëm që ka fituar një trofe në vitin 1995 në Europë jam unë. Nuk është faji im që injoranca karakteriz­on Mërgimin. Gjithsesi, kjo është sjellja e Mavrajt, nuk kam se çfarë t'i bëj. Mund të ketë probleme me jetën e vet, por problemin më të madh e ka se i ka mbaruar kilometraz­hi dhe nuk do që të largohet nga Kombëtarja. Ai bën mirë që mundohet të qëndrojë, por nuk i shërben. Ky është mendimi im, por nëse dikush tjetër kërkon ta mbrojë, le ta mbrojë. Unë jam ai që i them gjërat si mendoj, por edhe mund të gaboj. Mirëpo, ajo që e di me siguri është se unë nuk kam asgjë me tendencë ndaj askujt, as në rastin konkret. Nuk i shërbej askujt dhe kjo është e sigurt", është shprehur ishmbrojtë­si i Sëlltikut.

"DO HARROHET SHUMË SHPEJT"

Vata është i bindur se Mavraj do të harrohet shumë shpejt, ndërsa emri i tij do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar. Në vazhdim të bisedës, shkodrani foli edhe për të kaluarën e tij. "Nëse ai e ka bërë me tendencë këtë, duke menduar se më injoron mua, është thjesht zgjedhja e tij. Kjo është pjesë e kulturës dhe edukatës së tij. Megjithatë, unë nuk e konsideroj ndonjë humbje të madhe nëse ai nuk më njeh se kush jam. Madje bën shumë mirë që nuk më njeh, pasi nuk dua të më njohë. Në fund të fundit, diçka është e sigurt: në historinë e futbollit unë do të mbetem Rudi Vata, ndërsa Mavraj do të harrohet shumë shpejt. I kam rrënjët e thella shumë në këtë vend, sepse kam kontribuua­r që i vogël, duke derdhur djersë në rrugët e Shkodrës dhe fushat sportive të Tiranës. Historia ime do të jetë pjesë e pavdekshme e futbollit shqiptar. Dua apo nuk dua unë, kam sakrifikua­r shumë për të mbërritur në ato nivele. Nuk ma ka falur kush".

"KAM INVESTUAR PËR FATMIR VATËN"

Në fund, Rudi foli edhe për Fatmir Vatën, me të cilin ka një mbiemër, por jo lidhje gjaku. Të dy kanë qenë shokë skuadre në Kombëtare në fund të viteve '90. "Sa për Fatmir Vatën, ka ardhur në Kombëtare dhe më ka gjetur mua atje. Unë kam investuar shumë për Fatmirin, sepse më ka pëlqyer gjithmonë si lojtar. Kam pasur gjithnjë dëshirën për ta pasur jo vetëm në Kombëtare, por kam investuar që ai të vijë edhe në Gjermani. Nëse ka qenë një prej shtysave që Fatmiri ka ardhur në Gjermani, jam bërë unë një nga iniciatorë­t, pasi kam qenë gjithashtu më herët aty", përfundoi reagimi i ish-kapitenit të Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania