Panorama Sport (Albania)

"Pse Kosova po na kalon me shpejtësi"

-

Rudi Vata jep disa arsye se pse Kosova po e kalon me shpejtësi futbollin shqiptar. "Tashmë kemi një risk të madh, sepse Kosova po ecën me një hap të fuqishëm dhe shumë talente kosovare do të zgjedhin Kosovën dhe jo Shqipërinë. Ne duhet të bëjmë plane që të mbrojmë të ardhmen e futbollit tonë. E dini pse Kosova po na kalon me kaq shpejtësi? E thjeshtë, sepse ka kulturë dhe edukatë më të mirë profesiona­le. Kanë talente më të mëdhenj se ne, sidomos në pjesën ofensive dhe mesin e fushës. Janë shumë më të fuqishëm se ne, kanë patriotizë­m më shumë se ne, punojnë më shumë dhe flasin mbi të gjitha më pak se ne. Për mendimin tim janë një popull që nuk kanë nevojë të thonë e duam shumë Kosovën, por e bëjnë atë në fushë me vepra. Ndërsa te ne flitet shumë që e duam Shqipërinë, jemi krenarë për etj., por jam i sigurt se shumë edhe e kanë tradhtuar Shqipërinë. Edhe ata që janë krenarë se janë shqiptarë. Për këtë jam i sigurt. Kjo është arsyeja kryesore pse Kosova po na kalon shumë shpejt. Pastaj, në Kosovë nuk ekziston nepotizmi apo miqësia që të marrin njërin apo tjetrin. Janë më realë në përzgjedhj­en e talenteve dhe për më tepër i hapin derën. I mirëpresin dhe i bëjnë të ndihen mirë si në shtëpinë e tyre. Këtu te ne futbolli është shumë i korruptuar, siç është në fakt gjithë Shqipëria. Kështu është ndërtuar komplet mentalitet­i dhe kultura jonë në këto 30 vite, prandaj dhe dominon korrupsion­i. Kjo është fatkeqësia më e madhe, sepse korrupsion­i ka zënë rrënjë edhe në futboll. Produkti është zero dhe cilësia e lojës shihet. Nuk kemi lojtarë që na çojnë te goli lirshëm apo futbollist­ë që mund të mbrohemi me fanatizëm si në kohën e De Biazit. Është një skuadër që nuk garanton asgjë si në aspektin sulmues, ashtu edhe në atë mbrojtës. Reja nuk ka energjitë e mjaftueshm­e për të marrë përsipër zgjidhjen e halleve tona".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania