Panorama Sport (Albania)

Reagon Duka: Tifozë, mos u bëni si VIP-at tanë...

-

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar dje me një mesazh që ai dëshiron ta cilësojë se u drejtohet tifozëve VIP, por edhe atyre kuqezi. Duka u kujton të parëve të shtetit se vijnë në stadiume vetëm kur skuadra është në fitore, ndërsa u bën thirrje tifozëve kuqezi se duhet ta mbështesin Kombëtaren edhe në ditë jo të mira. “Dy fjalë për tifozët VIP dhe ata kuqezi. Rastësisht, sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (jo VIP) të Kombëtares shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi Kuq e Zi. ‘Kombëtare’ do të vazhdojë të të dua, edhe në ditë të mira, edhe në ditë të këqija’.

Është një mesazh, në fakt, që përpara se ta lëshoja unë si president i Federatës së Futbollit, do të ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit apo të ashtuquajt­urit tifozë VIP, që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore. Në fakt, nuk ka të papritura, VIP-at tanë kudo ku ndodhen, në politikë dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer ‘tortën e suksesit’, më shpejt se dhe vetë politikanë­t kosovarë apo VIP-at kosovarë... Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Xhani De Biazit... Duke mos i kursyer duartrokit­jet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si VIP-at tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira. Duajeni Kombëtaren edhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga kampionët e botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar”, shkruante Duka në mesazhin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania