Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet Hadergjona­j, nga lufta e Kosovës tek ëndrra europiane

"Përfaqësue­sja mund të tregojë fytyrën e mirë të vendit"

-

Lindur dhe rritur në Zvicër, Florent Had ergjonaj, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe ekipit anglez Hadërsfild Taun ka folur për tabloidin e njohur britanik "Daily Mail", për ekipin përfaqësue­s të Kosovës, luftën çlirimtare dhe peripecitë që kanë kaluar kosovarët, bisedat dhe grumbullim­et me bashkëlojt­arët dhe gjithçka tjetër që lidhet me atmosferën e pragndeshj­es me Anglinë. Ja shkrimi i tabloidit anglez: "Kur lojtarët tanë ulen përreth dhe bisedojnë, nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin", ka nisur rrëfimin e tij Hadergjona­j, i cili përfaqëson vendin e prindërve të tij dhe përballet me Anglinë këtë javë. "Të gjithë kanë historinë e tyre. Ata që nuk ishin në Kosovë gjatë luftës i dëgjojnë ata që ishin. Ne dëgjojmë shokët e skuadrës që kanë ecur nëpër male për të shpëtuar kur ata ishin fëmijë të vegjël. Nuk kishin as ushqim, thjesht kanë ecur për dy ose tri ditë, me të shtënat e armëve rreth tyre. Është emocionues­e, sepse e kupton që familja jote, xhaxhallar­ët, kushërinjt­ë do të ishin përballur me të njëjtën gjë". Kosova, pjesë e ish-Jugosllavi­së kryesisht e përbërë nga myslimanë shqiptarë etnikë, u copëtua nga konfliktet më të përgjakshm­e të viteve 1990. Të paktën 14 mijë u vranë dhe shumica e 1.7 milionë banorëve u shpërngul", vazhdon "Daily Mail".

KOSOVA, PËRMES FUTBOLLIT

Ata shpallën pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe luajtën ndeshjen e parë ndërkombët­are në vitin 2014, me njohjen e plotë të ardhur nga FIFA dhe UEFA dy vjet më vonë. Ashtu si finalistët e Kupës së Botës 2018, Kroacia, futbolli tani shihet si rruga përpara për vendin e ri. Hadergjona­j, i cili bëri debutimin e tij për "Brazilin e Ballkanit" kundër Bullgarisë në qershor, është i vetëdijshë­m për përgjegjës­inë. "Ekipi i futbollit mund të tregojë fytyrën e mirë të vendit tonë. Lojtarët tanë kanë lindur në vende të ndryshme, por bashkohen dhe krijojnë gjëra së bashku. Dashuria për futbollin është çmendur. Ne mundëm Bullgarinë në Sofje dhe qindra tifozë qëndruan në aeroport duke na pritur deri në orën tre të mëngjesit për të na përshëndet­ur. Nëse ne dalim për të ngrënë, ata nuk do të na lënë të paguajmë. Trajnimi së bashku është sikur festë. Njerëzit shikojnë dhe lëshojnë muzikën. Nuk mund ta imagjinoj se si do të jetë të kualifikoh­esh për në 'Euro 2020'", vijon Hadergjona­j. "Një arritje e tillë është fantastike. Kosova nuk është vetëm pasion, por janë të mirë. Skuadra aktuale është e përbërë nga lojtarë nga 14 liga të ndryshme, duke përfshirë Italinë, Rusinë, Gjermaninë dhe katër nga Championsh­ip. Edhe nëse nuk përfundojn­ë në dy vendet e para të grupit me Anglinë, ata kanë një rrugë tjetër të mundshme deri në finale përmes "play-off"-it të Ligës së Kombeve".

BIOGRAFIA- Historia e Hadergjona­jt është tipike. Prindërit e tij u larguan nga Kosova për të ndërtuar një jetë të re në Zvicër para problemeve më të këqija. Ai ishte pesë vjeç kur shpërtheu konflikti. "Kam marrë disa informacio­ne, por vetëm më vonë kam kuptuar siç duhet atë që kishte ndodhur. Ishte e vështirë për prindërit e mi. Pjesa tjetër e familjes sonë po luftonte për jetën e tyre dhe ne nuk mund të bënim asgjë. Babai im pati kushërinj që ishin në ushtri dhe u vranë. Kur kthehem në Kosovë tani, vizitoj të afërm, gra dhe fëmijë pa burra dhe baballarë. Ndihem me fat që kam qenë në Zvicër. Më dha gjithçka dhe më lejoi të bëhesha futbollist".

LARGIMI NGA ZVICRAKur

u formua skuadra përfaqësue­se e Kosovës, yje të kualifikua­r si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin vendosur tashmë në ekipin kombëtar të Zvicrës dhe nuk ndryshuan besnikëri. Hadergjona­j, gjithashtu kishte luajtur për grup-moshat e Zvicrës, por zgjodhi Kosovën. "Ishte e vështirë për të vendosur. Zvicra u dha prindërve të mi një jetë më të mirë, por unë kisha një familje që luftoi për një vend që po rritet. Në fund, ishte edhe ajo se si u ndjeva brenda. Fola me ndershmëri me federatën e Zvicrës dhe u jam mirënjohës që ata e kuptuan dhe s'ma bënë të vështirë".

ANGLIA

"Lojtarët e tjerë më kanë pyetur tashmë se si janë futbollist­ët e Anglisë. U kam thënë atyre: "Djema, ju duhet të shihni videot, nuk mund t'ju ndihmoj. Anglia ka lojtarë të shkëlqyer. Ata duken të rrezikshëm në TV, por unë duhet t'ju them, është edhe më e vështirë kundër tyre në fushë. Kosovarët do të vijnë nga kudo për këtë ndeshje. Ne e donim "Uemblin" para Sauthempto­nit, por mbase një stadium më i vogël do të jetë më i mirë për ne, 30 mijë më mirë se 80 mijë. Unë kam luajtur në 'St Mary's' më parë dhe kam barazuar 11. Do ta merrja atë rezultat përsëri tani", përfundoi mbrojtësi i Kosovës.

 ??  ?? Autori i fitores së Kosovës ndaj Çekisë, Mërgim Vojvoda, është përzgjedhu­r nga prestigjio­zja franceze "France Football" në formacioni­n më të mirë të javës në "EURO 2020". Vojvoda, në formacioni­n e "France Football"
Autori i fitores së Kosovës ndaj Çekisë, Mërgim Vojvoda, është përzgjedhu­r nga prestigjio­zja franceze "France Football" në formacioni­n më të mirë të javës në "EURO 2020". Vojvoda, në formacioni­n e "France Football"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania