Panorama Sport (Albania)

Pesë ndeshjet e 'çmendura' të Kosovës

- Finlandë-Kosovë 1-1 Kosovë-Letoni 4-3 Kosovë-Azerbajxha­n 4-0 Bullgari-Kosovë 2-3 Kosovë- Çeki 2-1

Kombëtarja e Kosovës është në një ecuri të jashtëzako­nshme, prej 15 ndeshjeve pa humbje. Progresi i Kosovës është i jashtëzako­nshëm dhe gazeta "Bota Sot" ka përzgjedhu­r ndeshjet më të çmendura të "Dardanëve", të cilat kanë lënë më shumë gjurmë në këtë histori suksesi. Ishte ndeshja e parë zyrtare për Kosovën, e cila tani niste rrugëtimin e saj ndërkombët­ar. Asokohe garonim në kualifikim­et e Kupës së Botës 2018. Ndeshja e parë u luajt në Finlandë, ku morëm një pikë që atëherë ishte shumë e madhe. Ishte ndeshja e parë që Kosova luante pa Albert Bunjakin në stol. Muharrem Sahiti drejtonte skuadrën në ndeshjen e parë, e cila do të niste progresin e madh të "Dardanëve". Pas 11 minutave, Kosova e gjen vetën në disavantaz­h. Reagimi ishte i shpejtë, kur pas dy minutave barazoi Amir Rrahmani. Mysafirët shënojnë në minutën e 30-të me Sabala, kurse Muriqi barazon në minutën e 45-të. Pjesa e dytë ishte dramë e vërtetë. Minuta 59-të: Sabala kalon Letoninë në epërsi, kurse në minutën e 86-të Kosova barazon falë gabimit të portierit. Minuta e 94-t: Besar Halimi shënon golin e përmbysjes. Ndeshja vendimtare për Grupin 3 të Ligës D, në Ligën e Kombeve, luhej në "Fadil Vokrri". Kosova priste kundërshta­rin kryesor të grupit, Azerbajxha­nin, pasi kishin marrë një pikë në transfertë. Duhej fitorja. Me të filluar ndeshja, pas vetëm dy minutave, Arbër Zeneli u jep mirëseardh­jen azerëve në Prishtinë. Ky do të ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Kosova dhuron spektakël duke shënuar edhe tre gola, dy herë Arbër Zeneli dhe një Amir Rrahmani. Ëndrra drejt "Euro 2020". Kosova barazon dy ndeshjet e para kundër Malit të Zi dhe kundër Bullgarisë dhe shkon në udhëtim në Sofje. Gjithçka nis për mrekulli për "Dardanët", që kalojnë në epërsi pas 14 minutave me Rashicën. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Popov barazon rezultatin. Pjesa e dytë nis me golin e Dimitrov. Por në të 64ën barazon gjiganti Vedat Muriqi. Kulmi i emocioneve arrihet në minutën e 92-të, ku Elbasan Rashani shënon golin e fitores së madhe. Ndeshja e fituar me përmbysje ndaj Çekisë elektrizoi "Dardanët". Pas golit të Patrik Shik, barazon Vedat Muriqi, ndërsa në minutën e 67-të Mërgim Vojvoda shënoi golin që mund të vendosi fatin e vendit të dytë në Grupin A.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania