Panorama Sport (Albania)

"Faleminder­it për emocionet që po i dhuroni Kosovës"

-

Pas fitores 2-1 me Çekinë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është drejtuar përfaqësue­ses me këtë letër: "Të dashur 'Dardanë', të dashur heronj të vendit tonë! Gjithmonë kam pasur besim tek Ju dhe që nga dita e parë kur e mora drejtimin e FFK-së, fuqishëm e shpreha objektivin për kualifikim në Europian. Kur e shfaqa këtë synim, dikush e pa atë si diçka utopike, por unë këtë e bazoja te talenti, cilësia dhe entuziazmi juaj. Tani kemi bërë hapa gjigantë drejt kësaj arritjeje historike dhe gjithçka po shkon ashtu siç e kemi dëshiruar. Fitorja kundër rivalit direkt na afron te finalizimi i këtij objektivi. Paraqitja juaj dhe angazhimi maksimal edhe një herë bëri krenar tërë kombin. Seria prej 15 ndeshjeve pa humbje dëshmon se ne tashmë jemi rritur shumë dhe e kemi cilësinë, përvojën dhe talentin për të arritur gjëra të mëdha. Koha po punon për futbollin tonë, prandaj duhet të ecim tutje me guxim, vendosmëri e krenari deri në realizimin e ëndrrës - kualifikim­in në 'Euro 2020'. Tani gjithçka varet nga ne. Le t'i shfrytëzoj­më cilësitë tona dhe mundësinë që na është ofruar. Uroj të vazhdojmë këtë rrugë të suksesit sa më gjatë që të jetë e mundur. Me lojërat që po tregoni, po e bëni krenar tërë kombin, e natyrisht edhe familjet tuaja, shumë prej të cilave në periudha të vështira për Kosovën ishin të detyruara të emigronin jashtë vendit, por që asnjëherë nuk u tret dashuria e madhe për atdheun dhe tani pikërisht ju po e jepni kontributi­n madhështor për vendlindje­n e prindërve tuaj. Faleminder­it për emocionet e papërshkru­eshme që po na i dhuroni. Jemi me fat që ju kemi! Me këtë rast, në emrin tim dhe të KE të FFK-së, dua të falënderoj edhe stafin e trajnerëve në krye me përzgjedhë­sin Bernard Shaland, stafin përcjellës të ekipit kombëtar, institucio­net e vendit, tifozët, 'Dardanët' dhe gjithë qytetarët e vendit për përkrahjen e fortë që i bëjnë skuadrës, pastaj ekipin organizati­v të ndeshjes që ishte në nivelin më të lartë të detyrës, sponsorët dhe të gjithë ata që kontribuua­n që edhe një herë të jemi histori suksesi jo vetëm për lojën e mirë të djemve tanë, por edhe për organizim të shkëlqyer. Këtë fitore ua dedikoj më së shumti futbollist­ëve tanë që janë duke u rehabilitu­ar nga lëndimet: Arbër Zenelit, Milot Rashicës, Hekuran Kryeziut, Herolind Shalës e Benjamin Kolollit. Bashkë drejt realizimit të ëndrrës! Vazhdojmë me krenari e përgjegjës­i".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania