Panorama Sport (Albania)

Muzaka: Osmani e Vangjeli këtë herë nuk fitojnë dot

“Rëndësi ka që jam këtu dhe vendosa të qëndroj te Skënderbeu”

- LLAZI SARO

Skënderbeu ndryshe në këtë sezon të ri, por me shumëçka për të dhënë në kampionat pavarësish­t situatës në të cilën ndodhet për shkak të dënimit të dhënë nga UEFA. Në pritje të zhvillimev­e të reja nga Gjykata Federale, korçarët kanë ndryshuar fytyrë këtë sezon, teksa kapiteni Gjergji Muzaka zbulon situatën në radhët e Skënderbeu­t të riformatua­r, por edhe arsyet pse zgjodhi të jetë pjesë besnike dhe e rëndësishm­e e Skënderbeu­t të këtij sezoni. Me shpresën për një vendim pozitiv në Federale dhe frymën pozitive që përcjell te të rinjtë në ekip, kapiteni rrëfehet pa “dorashka” në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”.

Gjergji, Skënderbeu u përball me një situatë të vështirë këtë fillimsezo­ni, por pavarësish­t “senatorëve” të tjerë, ju vendosët të qëndronit. Cilat ishin arsyet e këtij vendimi?

Po, është e vërtetë që situata ka qenë e vështirë, por në fakt ne kemi më shumë se tri vjet që përballemi me diçka të tillë dhe kemi treguar se përpos vështirësi­ve, jemi një ekip që ka dëshirë për sukses. Pak a shumë unë e kam thënë sa herë jam pyetur se përse vendosa të jem në Korçë te Skënderbeu. E kam përsëritur shpesh, që pas gjithë këtyre viteve të suksesshme që kam kaluar këtu, por edhe ditëve të vështira ku të dyja palët i jemi gjendur njëri-tjetrit, unë e kisha të vështirë të largohesha nga skuadra. E kisha të vështirë të kaloja nga ky ekip për të qenë në një ekip tjetër, cilido qoftë ky. Për këtë arsye vendosa të jem këtu.

Gjatë kësaj vere është folur për një hezitim tuajin për shkak të ofertave që vinin, si për shembull nga Teuta…

Jo, nuk ka qenë çështje hezitimi, pasi unë e kam shprehur hapur dëshirën time për të qenë këtu prej kohësh. Tani besoj se nuk ka rendësi nëse ka pasur apo jo oferta dhe nga cilat ekipe kanë qenë ato. Rëndësi ka që unë jam këtu dhe kam vendosur të qëndroj te Skënderbeu.

Thatë se kishte arsye të tjera. Mund të na i thoni se cilat kanë qenë?

Kam qenë nga fillimi te ky ekip, në momentin kur u krijua kjo filozofi fituese. Ka qenë model qoftë nga funksionim­i si klub, ashtu edhe si filozofi. Fakti që tani po mbyllet cikli dhe po ndryshojnë shumë lojtarë ishte e nevojshme për të

qenë këtu. Këtë nuk mund ta refuzoja dot, pasi ndihem borxhli ndaj këtij ekipi.

Kur thoni ndryshim cikli dhe mbështetje, si ta kuptojmë?

Ishte e nevojshme edhe për shkak të ndryshimit të brezave, por edhe për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet ekipi tani që të ndryshonte komplet mënyra e ndërtimit, por edhe mbyllja e një cikli. Për këtë vendosa që të qëndroja për t’i dhënë sadopak frymën e filozofisë me të cilën ky klub ka punuar dhe ka arritur shumë suksese. Kjo ishte e nevojshme për të gjithë lojtarët e rinj që u bënë pjesë e Skënderbeu­t në këto sezonet e fundit.

Çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar Skënderbeu me këtë ndryshim të lojtarëve?

Me gjithë këto ndryshime, të jemi të sinqertë, kemi humbur shumë, pasi kur ndryshon cikli, përballesh me vështirësi dhe ne u përballëm. Është diçka mjaft e vështirë për të mbajtur atë nivel, por me sa e njoh unë ambientin këtu, do të rezultojë e suksesshme. Jam i bindur se me cilësinë e lojtarëve që ka në ekip tani, Skënderbeu do të ecë shumë shpejt përpara. E ardhmja e Skënderbeu­t është pozitive, pasi cilësia dhe dëshira nuk mungon, por nga ana tjetër, edhe filozofia e drejtuesve është një vlerë shtesë.

Me qëndrimin tuaj dhe një pjesë të futbollist­ëve të sezonit të kaluar, por dhe afrimin e Dajës, çfarë ka fituar ekipi?

Kur thamë se janë larguar shumë, duhet të përmendnim edhe faktin që shumë të tjerë qëndruan. Kjo është diçka e mirë, pasi ky grup njihet tashmë në pjesën më të madhe të tij. Me ardhjen e Dajës, ekipi fiton shumë si në fushë, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes. Është një trajner që këtu ka kaluar suksesin më të madh në karrierën e tij dhe ka dhënë shumë për Skënderbeu­n. Me cilësitë që ka do të vijojë të japë akoma më shumë edhe në këtë moment të vështirë ku ndodhemi.

Këtë javë përballeni me Tiranën ku luajnë dy ish-ë të Skënderbeu­t. Çfarë do t’i thoni Osmanit dhe Vangjelit para kësaj ndeshjeje?

Po më pyesni për dy futbollist­ë me të cilët unë kam marrëdhëni­e të veçanta. Mund të them se jemi miq dhe vëllezër në futboll. Për këtë arsye i uroj që të kalojnë momente mjaft pozitive dhe të arrijnë suksese. Për këtë takim shpresoj që të mos jenë në anën e fituesve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania