Panorama Sport (Albania)

Kale: Të mos fluturojmë për titullin, korçarët janë të bezdisshëm

-

Elton Kale është afrimi i parë i Tiranës këtë merkato vere. Një nga djemtë më pozitivë në ekipin bardheblu, anësori, i cili më parë ka luajtur me Kukësin dhe Flamurtari­n. Në një intervistë për “Panorama Sport”, pas takimit me Besëlidhje­n, braziliani foli për kampionati­n dhe jetën në kryeqytet. Tha që Tirana nuk duhet të nxitohet për titullin kampion dhe se do të luftojë për të qenë titullar në skuadrën e Ardian Memës. Një gol në miqësore, edhe pse në Shkodër mund të kishit shënuar golin e parë në kampionat me fanellën e Tiranës?

Shënova golin e parë me Tiranën. E di që është në miqësore, por jam shumë i lumtur. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në takimet e tjera dhe të shënoj gol. Qëllimi im është të shënoj në një ndeshje zyrtare. Më shpëtoi goli në Shkodër, por do t’ia dal.

Do të përballeni me Skënderbeu­n, skuadrën e cila kërkon t’ju prishë hapin pozitiv këto javë në kampionat?

Ndeshjen e kaluar Skënderbeu humbi në shtëpi. Do të vijë dhe kundër Tiranës do të kërkojë të marrë pikë. Paçka se i kanë ikur lojtarët, mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e bezdisshme.

Për të qenë titullar, duhet shumë punë. Është vetëm fillimi i kampionati­t dhe gjërat do të ndryshojnë. Normalisht të gjithë duan të jenë titullarë dhe do të mundohem ta mbaj me forcë këtë vend. Ama, është trajneri ai që vendos dhe unë do të bëj të pamundurën që ta fitoj të qenit titullar, sepse edhe shokët duan të luajnë.

Të gjithë, nga specialist­ët e deri te tifozët kërkojnë nga skuadra titullin kampion. Mund ta arrini titullin? Titulli dhe të qenit favoritë për të fituar kampionati­n është diçka që mendojnë njerëzit. Ata e thonë këtë gjë. Ne do të luajmë ndeshje pas ndeshjeje dhe pikë pas pike. Nuk mund të mburremi dhe të themi do të fitojmë titullin, pasi është java e tretë. Ne të fitojmë ndeshjet dhe nuk i dihet, mund ta fitojmë kampionati­n edhe pse është i vështirë.

Cili është kundërshta­ri që ka Tirana për titullin kampion në këtë kampionat? Kundërshta­r për titullin nuk ka. Të gjitha skuadrat janë të rrezikshme. Është fillimi dhe mund të rrëzohesh shpejt. Pak a shumë janë tri-katër ekipe që duhen mundur. Edhe Tirana është një skuadër shumë e fortë dhe do të luftojë për titullin, pasi është klubi më i madh i vendit.

Keni ndryshuar disa herë qytet në Shqipëri. Nga Kukësi në Vlorë dhe tani jetoni në Tiranë?

Qyteti është shumë i këndshëm. Duhet ta mësoj pak. Për mua është i këndshëm, nuk përbën problem, madje edhe për familjen time. Tirana është qytet i rehatshëm. Olsi Avdiaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania