Panorama Sport (Albania)

Akuzat e sulmuesit, reagon Lici: E hoqi Jonuz nga Vllaznia

"Iu dha disa herë mundësia, por nuk morëm kurrë fryte"

- ADMIR URUÇI

Suad Lici i përgjigjet Ka melio Palushanit, pas akuzave që lëshoi kundër drejtuesve të Vllaznisë. I riu deklaroi se doli jashtë planeve të kuqebluve, pasi nuk i kapi kurrë nga fyti krerët e klubit. E megjithatë, nuk ka vonuar reagimi i administra­torit. Për "Panorama Sport" ai theksoi se 20-vjeçari mbeti jashtë liste, me vendim ekskluziv të trajnerit maqedonas. Ka qenë Mirsad Jonuz ai që ka bërë përzgjedhj­en e 25 futbollist­ëve që janë federuar. Numri një i klubit evidenton se lojtarit i është dhënë mundësia për të treguar veten më shumë se një herë, por kurrë nuk morën fryte prej tij. "Nuk është koha që të merremi me Palushanin. Te Vllaznia ka shumë gjëra më të rëndësishm­e për t'u marrë. Por desha të them se Palushanin nuk e hoqën drejtuesit nga ekipi, por vetë trajneri Mirsad Jonuz. Ai e mori lojtarin dhe i dha jo një herë, por disa herë mundësinë që të tregonte veten. E ka aktivizuar në takimet miqësore dhe në fund deklaroi se nuk është për atë. Jonuz është një tjetër trajner pas Likës e Canajt që dha një vendim të tillë. E nëse është kështu, atëherë le të më thotë ku qëndron

faji i klubit?" shprehet fillimisht administra­tori, ndërsa kujton se edhe trajnerët e mëparshëm nuk janë bindur kurrë prej sulmuesit. Lici paralajmër­on se në Shkodër nuk do të priten më lojtarët pafundësis­ht. "Te Vllaznia ka ikur koha që të hahet qyl dhe të pritet pafundësis­ht që të bëhet një lojtar. Ka vite që Vllaznia investon për Palushanin dhe nuk ka marrë asnjë fryt prej tij. Dhe sërish ne s'e hoqëm, por ai kërkoi vetë që të largohej. Ndaj, i urojmë suksese. Nuk mund të bëhesh futbollist përmes 'Facebook'-ut

dhe duke mos treguar në asnjë ditë profesiona­lizëm. Nuk ka sesi të jesh profesioni­st kur thua 'u vonova në stërvitje, se më iku furgoni'. Vllaznia priste që një ditë të merrte frytet e investimit te këta lojtarë, ashtu siç ka marrë nga disa prej tyre. Por s'mund të presë

pafund dhe të mbajë në ekip lojtarë që nuk gëzojnë interesin e trajnerit. Klubi i ka dhënë letrat dhe futbollist­i le të tregojë më të mirën e tij në një skuadër tjetër. Dëshirojmë që ta gjejë veten", ka përfunduar administra­tori i klubit të futbollit Vllaznia sh.a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania