Panorama Sport (Albania)

Jo vetëm strategji për shitje, klubi po mendon për... kuksianët

Basha, Domi e Hallaçi presin shansin e madh nga klubi

- Skerdilaid Sulozeqi

Kukësi ka pësuar një mikrorevol­ucion këtë verë. Është ndryshuar më shumë se gjysma e ekipit, ndërsa vëmendje iu dha jo vetëm uljes së kostove, por edhe afrimit të futbollist­ëve në moshë të re. Klubi i ka idetë e qarta. Veç trofeve, tashmë kërkon të afirmojë, promovojë dhe shesë. Kështu prioritet të jashtëzako­nshëm këtë sezon kanë Vesel Limaj dhe Valon Ethemi. Mosha e tyre mjaft e re (22 dhe 21 vjeç), lojërat e mira dhe potenciali që zotërojnë, kanë bërë që drejtuesit të kenë plane serioze për ta. Të dy janë kthyer në titullarë fiks, madje janë "kositur" futbollist­ë të tjerë me nivel për t'u hapur vend në formacion, konkretish­t: Donjet Shkodra, Irakli Dzaria, Arbër Çyrbja apo Uilliam Melo. Te kjo listë e talenteve hyn edhe Edis Maliqi. Mbrojtësi i djathtë konsideroh­et si një "xhevahir". Nga Gavazaj gjithashtu pritet shpërthimi. Këtë strategji e zbuloi drejtori Nderim Nexhipi pak ditë më parë për gazetën: "Për zbulime nuk mund të flasim shumë, pasi kemi shumë lojtarë të rinj, të cilët kanë kualitet dhe që janë në formacion, si Limaj, Ethemi, Maliqi, por të mos harrojmë Abazajn dhe Gavazajn, që janë ende në moshë të vogël. Pres shumë nga këta lojtarë. Limaj, Ethemi dhe Maliqi pres shumë të rriten, sepse kanë kualitet, sidomos Limaj në mesfushë është i jashtëzako­nshëm. Shpresoj të rritet më shumë".

KUKSIANËT - Që prej sezonit 2012-2013, futbollist­ët nga Kukësi numërohesh­in me gishtat e dorës. Rrahman Hallaçi, Ervis Koci, Fatjon Bytyçi e Ardit Peposhi ishin disa nga emrat që kanë luajtur me blutë e veriut. Dy të parët kanë lënë realisht gjurmë. E sidomos kapiteni, për të cilin kuksianët ishin realisht krenarë deri një vit e gjysmë më parë. Por, tashmë ata nuk kanë asnjë lojtar në 11-she. Gjithsesi, te Kukësi po "lindin" disa talente, të cilët po shihen me vëmendje për vazhdimësi­në. Janë vetëm tre futbollist­ë të rinj kuksianë në 25-shen e ekipit, portieri Jetmir Basha 21 vjeç, mesfushorë­t Valdrin Hallaçi 18 vjeç e Fluturim Domi po 18 vjeç. Të dy këta të fundit u aktivizuan në ndeshje miqësore kundër formacioni­t të akademisë "Football Republic", Domi si titullar e Hallaçi si zëvendësue­s në pjesën e dytë. Ata kanë dhënë shenja të mira, ndërsa për portierin Basha pritet që të merret një vendim në merkaton e janarit, i cili ose do huazohet, ose do jetë portieri i dytë i Kukësit. Ai ka të dhëna të mira, ndaj kërkon minuta. Në të kundërt, do bëhet një zgjidhje e pëlqyeshme nga të dyja palët. Është fakt që drejtuesit e Kukësit nuk e kanë lënë të largohet në merkaton e verës, por ardhja e Xhikës ia ka vështirësu­ar punën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania