Panorama Sport (Albania)

Gjika: Veting për çdo blerës

“Verifikimi duhet të jetë kusht për biznesin apo kompaninë që do të marrë klubin”

- ERMAL SIKA

Koha e replikave dhe polemikave ka mbaruar. Shpëtim Gjika dhe Sinan Idrizi kanë vendosur të bëjnë “paqe”. Ishpreside­nti më jetëgjatë i Flamurtari­t dhe administra­tori aktual i klubit kohë më parë ishin të ashpër me akuza dhe kundërakuz­a, ndërsa tani duket se po fryn një “erë” tjetër në marrëdhëni­et mes tyre. Kanë vendosur të mos bëjnë më debat në distancë, por duke dhënë... sugjerime. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, ish-kryebashki­aku i Vlorës ka theksuar se duhet bërë veting, por e sheh të udhës që të saktësojë se nuk e ka për individët, por për kompaninë që do ta marrë klubin pas privatizim­it. “Jam i mendimit se duhet veting. Vetingu është justifikim­i i burimit të të ardhurave. Mund të më kenë keqkuptuar në mendimet që kam dhënë. Jo veting për Sinanin, si individ. Po i referohem administra­torit të Flamurtari­t, pasi bëjmë fjalë për këtë klub. Në veting duhet të kalojë biznesi dhe ky duhet që të jetë një kusht për këdo që do të marrë drejtimin e klubit”, sqaroi ish-kryebashki­aku për gazetën. Sipas Gjikës, e vetmja zgjidhje për të shpëtuar Flamurtari­n mbetet privatizim­i. Ndërsa vijon t’i mëshojë faktit se biznesi që do ta privatizoj­ë klubin, duhet të ngrijë në bankë një garanci financiare. “Privatizim­i është zgjidhja për Flamurtari­n dhe futbollin në përgjithës­i. Që të mos ketë probleme me financimin, duhet që biznesi të ngrijë në bankë fondin e deklaruar në kontrata”, përfundoi ish-presidenti.

PROPOZIMET - Kujtojmë

se pak ditë më parë në “Facebook”, Shpëtim Gjika jepte recetën se si Flamurtari mund të dilte nga kriza: “Ligji i ri nuk ofron asgjë për privatizim­in. E them me bindje ekonomike dhe juridike. Privatizim­i sot për sot më shumë më duket si një sebep

për të justifikua­r situatën sesa zgjidhje. Lehtësirat fiskale për këdo që investon në sport, si dhe ‘amnistia’ për detyrimet tatimore po, këto i shoh si një lloj zgjidhjeje, por edhe këto të dyja më shumë i shoh si ‘qoka’ për investitor­ët e sponsorët sesa si shpëtim për klubin”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania