Panorama Sport (Albania)

Marantas zbarkon në Gjirokastë­r: Bashkë do ta nisim mirë

LUFTËTARI/ Trajneri nis punën me fjalim e këshilla

-

Jorgos Marantas merr zyrtarisht “frenat” e Luftëtarit. Duke shmangur daljen para mediave, trajneri e ka parë të udhës që këtë rrugëtim ta nisë me një prezantim të thjeshtë para lojtarëve. Fjalimi - Ai ka mbledhur dje në Dervician ekipin dhe para se të kryente të parën seancë stërvitore, ka menduar që të mbajë një fjalim. Në praninë e drejtorit sportiv Artur Dadaj, greku është shfaqur tejet konkret para 26 lojtarëve, duke radhitur disa kërkesa dhe këshilla. “Dëshiroj që bashkë të kemi bashkëpuni­m të mirë dhe jam i bindur se kështu do të ndodhë. Jeni lojtarë të rinj, keni mundësinë dhe kohën e mjaftueshm­e për të bërë karrierë, kur të vishni fanellën e Luftëtarit. Duhet të respektoni këtë fanellë (me dorën e djathtë u tregon lojtarëve stemën e skuadrës. Të tregoni etikë brenda dhe jashtë fushe. Të jeni profesioni­st. Kuptohet që futbolli ka dhe gabime, por ju duhet të keni bashkëpuni­m të mirë dhe korrekt me njëri-tjetrin. Jeni bashkëlojt­arë, ndaj duhet të keni harmoni. Në lojë e sipër nuk duhet të ketë vend për diskutime se kush gaboi më shumë apo më pak. Duhet ruajtur përqendrim­i dhe seriozitet­i”, mësohet t’u ketë thënë ndër të tjera 46-vjeçari lojtarëve para seancës së djeshme.

STËRVITJA - Pas përfundimi­t të prezantimi­t Marantas me titullarët e ndeshjes së fundit realizoi vrapime për 7 minuta, ndërsa ndihmësi i tij, Novi, me grupin tjetër zhvilloi nxemjen e zakonshme të shtrirë në harkun e 20 minutave. Koha në dispozicio­n e planifikua­r për 60 minuta nga tekniku u shoqërua me lojë. Titullarët nën urdhrat e grekut janë ndalur disa herë për të kryer në perfeksion atë çka u kërkohej. Qarkullim të topit lojë me pasime dhe mbulim të rolit u ka kërkuar të tijve Marantas. Sakaq, Novi në gjysmëfush­ë, me pjesën tjetër të grupit, të ndarë me nga

katër lojtarë, insistonte në lojën agresive dhe të shpejtë. I vetmi lojtar që mungonte në seancën e djeshme, ishte Aurel Demo. Sipas stafit mjekësor të Luftëtarit, mbrojtësi sot do t’i bashkohet grupit, por më parë duhet parë ecuria e mjekimit javën e lënë pas. Tomor Shehu

 ??  ?? Marantas duke folur me lojtarët para stërvitjes së parë me Luftëtarin
Marantas duke folur me lojtarët para stërvitjes së parë me Luftëtarin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania