Panorama Sport (Albania)

Bylisi, të dëmtuarit në “luftë” me kohën

-

Bylisi nga sot do të nisë përgatitje­t për Kukësin. Kundërshta­r që e pret në “Adush Muça”, ndaj do të bëjnë çmos që të marrin pikë. Fitorja e fundit ndjeshëm i ka rritur moralin e në kësi kushtesh ka ardhur koha për vazhdimësi. Java e shkuar u shfrytëzua prej trajnerit Veljko Dovedan për të zbatuar një program special. Veç stërvitjes me dy seanca në ditë, u zhvilluan edhe 3 miqësore (ndaj Egnatias dhe Apolonisë si dhe në fundjavë ndaj kosovarëve të Ferizajt). Serbo-boshnjaku pati mundësi që të provonte të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicio­n, por edhe të ingranojë më mirë me grupin ata që kanë ardhur në limitet e merkatos. Kamerunasi Mishel shënoi ndaj Ferizajt dhe tregoi sinjale të mira, në rritje ishte edhe performanc­a e argjentina­sit Celis dhe ganezit Opoku. Skuadra ballshiote ka ruajtur bazën e sezonit të shkuar dhe në formacion po luajnë Janku, Peposhi, Murataj, Guindo e ndonjë tjetër, por shpresohet që duke filluar që nga ndeshja e radhës, ekipi të ketë progres dhe të jetë akoma më në formë. Nga grupi që nisi sezonin, mungesë është vetëm ajo e nigerianit Beji Antoni, që me shumë gjasa do të bëjë ndërhyrje kirurgjika­le. Ndërkohë, drejt rikuperimi­t janë edhe Hadroj, Bajramaj e Goxha. Infermieri­a ka qenë e mbushur në këto javë të para, ndërsa stafi mjekësor shpreson t’i rikuperojë para Kukësit. HUAZIMET - Ballshiotë­t janë të mbipopullu­ar. Afrimet e shumta në merkato e kanë detyruar klubin që të mendojë për të bërë disa huazime. Kostandino Dramolli, portieri i Shpresave, me shumë gjasa, pas kërkesës së Pogradecit mund të luajë atje për një sezon. Sadik Çela e Ervis Kasaj do të mbeten ne Kategorinë e Parë, ashtu si edhe ndonjë element tjetër. Pritet që brenda kësaj jave, presidenca të vendosë edhe për dy-tre lojtarë të tjerë premtues. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania