Panorama Sport (Albania)

Elbasani fiton testin e fundit

Edhe pse miqësore, u duk vërtet një derbi ku dy skuadrat dhanë maksimumin në fushë

- VLADIMIR MEMA

Elbasani ka fituar minimalish­t, 1-0, në miqësoren derbi me Turbinën, me një gol të shënuar në minutat e fundit nga ana e Baros. Një ndeshje e nivelit të kënaqshëm për të dyja ekipet, ku herë shfaqte epërsi Turbina dhe herë Elbasani, me trajnerët e të dyja skuadrave që mbetën të kënaqur nga ajo që treguan djemtë e tyre në fushën e lojës. NDESHJA

Që në minutat e para ndeshja nisi me një ritëm të lartë, me cërrikasit që ushtruan presion dhe u shfaqën të rrezikshëm në fazën ofensive, kryesisht me braziliani­n Romulo dhe Peqinin, por topat e gjuajtur prej tyre përfundua jashtë. Në kahun tjetër, Elbasani u kundërpërg­jigj me Nurin, i cili goditi në afërsi të zonës së rreptësisë, por topi u devijua dhe kaloi në goditje këndi. Ndeshja ka vazhduar me një lojë të hapur dhe me grintë nga të dyja skuadrat, ku herë pas

here nuk mungonte as loja e ashpër, duke i dhënë ngjyrat e vërteta të një derbi, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një miqësore. Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, por me një futboll të bukur dhe interesant për ata pak të pranishëm në kompleksin “Shefqet Lamçja”. Pjesa e dytë vazhdoi me të njëjtin ritëm si e para, edhe pse trajnerët Lleshanaku dhe Lubani nisën të bënin zëvendësim­e, duke aktivizuar lojtarë të cilët ndoshta nuk do ta kenë këtë shans në një ndeshje zyrtare. Hyshmeri në krahun e majtë i dha një tjetër ritëm lojës së verdhebluv­e, të cilët nisën të shihnin më shumë drejt portës kundërshta­re, por e njëjta gjë ndodhi edhe në kampin cërrikas dhe Turbina e vuri në vështirësi

Dostin. Megjithatë, goli i vetëm i sfidës do të shënohej në fundin e saj, me anë të sulmuesit Baro, i cili në kufijtë e zonës së rreptësisë goditi fort dhe topi u ndal në rrjetë. Nuk kishte më kohë dhe Elbasani e mbyll kështu ciklin e miqësoreve

me një fitore, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Një sinjal i mirë në prag të kampionati­t, por ende nuk mund të thuhet se kjo skuadër do të jetë pretendent­e për kreun. Cërrikasit bënë një paraqitje të mirë në këtë miqësore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania