Panorama Sport (Albania)

Ceka merr OK-in e Mërgjyshit, një vit huazim tek Apolonia

- CEKA Bujar Rama

Fierakët kanë zhvilluar të 11tën miqësore, këtë herë me Laçin, në kompleksin “Internacio­nal” në Pezë-Helmës. Edhe pse ndaj një ekipi të Superligës, fierakët kanë dëshmuar rritje në lojë dhe kanë dominuar në pjesën dërrmuese të takimit. Apolonia e qarkulloi më dendur topin, krijoi volum më të madh loje dhe raste më të shumta. Spikati mesfushori beratas, Sali Kumani, i cili këtë herë luajti titullar, por edhe Sharavolli, ndër më të mirët në fushë në ndeshjet e fundit. Gjithashtu, edhe sulmuesi Klejdis Branica po shkon drejt formës së tij më të mirë, duke spikatur me golat e tij. Veç golit të shënuar nga Branica, fierakët kanë goditur edhe traun e portës kurbinase me anë të Sharavolli­t dhe kanë humbur edhe mundësi të tjera shënimi. Trajneri Artan Mërgjyshi është shprehur përgjithës­isht i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, duke evidentuar faktin se Apolonia po vjen në rritje. Megjithatë, ai mendon se ka ende vend për t’u korrigjuar deri në arritjen e nivelit të pretenduar. Kryeqyteta­si i stolit bardhejesh­il shprehet se Apolonia do të jetë gati për ta nisur me këmbën

e mbarë sezonin e ri.

- Mbrojtësi i majtë, Irlian Ceka, ka marrë OK-in e trajnerit Mërgjyshi për të qenë pjesë e Apolonisë për këtë kampionat. 21-vjeçari, i cili vjet ishte pjesë e Laçit, vjen në formë huazimi tek Apolonia. Ceka është formuar si futbollist në akademinë

e Romës e pastaj ka luajtur për moshat e Askolit, Lacios dhe Sambenedet­ezes, përpara se të nënshkruan­te sezonin e kaluar me kurbinasit. Gjithashtu, ka qenë edhe pjesë e formacioni­t të Shqipërisë U-21. Me ardhjen e tij dhe të ganezit Benet Ofori Ansu, rriten disi alternativ­at në prapavijë, reparti më problemati­k për fierakët. Duket se këto do të jenë edhe prurjet e fundit tek Apolonia, pavarësish­t se pretendohe­j për të huazuar edhe një sulmues dhe një mbrojtës tjetër, por që nuk është arritur dakordësia me klubet përkatëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania