Panorama Sport (Albania)

Lëklerk: Sukses që vlen sa për 10

"Të fitosh në Monza është një ëndërr, s'jam ndierë kurrë kaq i lodhur pas një gare"

- ARTIN LLESHAJ

Të fitosh dy gara të njëpasnjës­hme në Formula 1, fillimisht në Belgjikë e më pas në Itali është një rezultat që mund ta arrijë vetëm një pilot me talent të madh. Ndërsa t'i arrish këto suksese duke përballuar presionin e madh nga Mercedes, duhet të jesh vërtet një fenomen. I tillë është Sharl Lëklerk. Vetëm 21 vjeç, por po ia del më në fund që t'i japë sens një sezoni, në hije të skuadrës së Ferrarit. Shumë grintë dhe karakter që e kanë bërë djaloshin nga Montekarlo t'i bëjë ballë një superfuqie si Luis Hamilton, ndonëse ky i fundit i ka vendosur duart te titulli prej kohësh. Britaniku i Mercedes tashmë po e kupton se sa të vështirë do ta ketë ta përballojë në pistë djaloshin e "kokëkuqes", që tashmë ka bërë për vete në vetëm pak muaj të gjithë tifozët e Ferrarit, duke u bërë heroi i tyre. Tashmë përveçse e ka kaluar në renditje gjermanin, duket se e ka lënë pas edhe në hierarkinë e skuadrës nga Maranelo, ku

Fetel është bërë protagonis­t i gabimeve të shumta. Ndërkohë, pas suksesit të djeshëm në Monza, Sharl Lëklerk paraqitet thuajse pa frymë para mikrofonav­e. 21-vjeçari këtë herë vendos të flasë italisht duke e kaluar edhe më shumë në delir tifozërinë e zjarrtë të

Ferrarit, që vetëm disa ditë më parë festoi edhe 90-vjetorin e krijimit të "kokëkuqes". "Nuk kam qenë kurrë kaq i lodhur. Ishte një garë shumë e vështirë dhe për mua ishte tepër e rëndësishm­e të paraqitesh­a mirë këtu, si për skuadrën, ashtu edhe për tifozët. Të fitosh në

Monza është një ëndërr, ashtu sikurse ishte edhe një javë më parë në Belgjikë, por për sa u përket emocioneve, këtu vlen 10 herë më shumë. Faleminder­it të gjithëve, nuk gjej fjalë ta përshkruaj këtë emocion", shprehet Lëklerk pas suksesit fantastik dje në Çmimin e Madh të Italisë. Më pas ai komenton edhe garën: "Bëra disa gabime, por për fat nuk e komplikuan garën dhe arrita ta përfundoj i pari. Jam shumë i lumtur, por gjithashtu duhet të tregohem më i kujdesshëm në të ardhmen", përfundon Sharl Lëklerk.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania