Panorama Sport (Albania)

Bonuçi barazon Del Pieron: Dhamë një sinjal force

-

Me prezencën në fushë gjatë natës së djeshme, Leonardo Bonuçi ka barazuar rekordin e prezencave të Alesandro Del Pieros në kombëtaren e Italisë. Dhe kjo arritje nuk kishte sesi të mos bëhej më e bukur edhe pas fitores së djeshme ndaj Finlandës. “Jam vërtet i lumtur për këtë arritje personale, pasi Aleks është një legjendë, por më e rëndësishm­e sesa kjo është fakti që Italia është vetëm tri pikë larg objektivit”, bëri hyrjen e tij numrit 19 i Italisë. Leonardo, sërish nuk shkëlqyet, por ishte një tjetër provë force...

E dimë që çdo skuadër ka limitet e veta dhe sigurisht që edhe ne duhet ende të përmirësoh­emi. Por forca jonë është që gjithmonë i kemi pranuar këto dhe kemi punuar për të korrigjuar sa më shumë gjëra që të jetë e mundur, sepse po flasim për një Itali të re, e cila ka bërë një rrugë vërtet fantastike.

Sa zotësi duhet që të reagoni pas një goli të pësuar pas minutës së 70-të? Duhet shumë karakter dhe shumë kurajë. Kjo ishte përgjigjja jonë e fortë që dhamë në Finlandë, një sinjal force, dëshirë të madhe për të arritur sa më shpejt objektivin tonë, ndonëse forma fizike nuk është ende ndër më të mirat. Sa meritë ka trajneri Mançini në këtë udhëtim? Më shumë sesa kushdo tjetër nga ne. Ishte intuita e tij për t’i besuar dhe për të ditur që të stimulojë një grup të rinjsh shumë të talentuar, por që menjëherë kanë ditur të vihen në dispozicio­n të ne më ekspertëve dhe të punojnë me një ritëm për t’u admiruar. Çfarë mungon për të kompletuar festën?

Duam një “Olimpiko” të mbushur në tetor ndaj Greqisë, sepse vetëm duke qenë të rrethuar nga tifozët tanë, kualifikim­i ynë matematiko­r për në Europian do të ketë atmosferën që meriton kjo arritje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania