Panorama Sport (Albania)

Çiro Imobile rikthehet deciziv pas dy vitesh

- DONARUMA 6

- Në pjesën e parë është thuajse gjatë gjithë kohës si spektator, përjashto këtu disa dalje në versionin Batman. Duhet të falënderoj­ë Vaisanen që tregohet i pasaktë në fillim të takimit. Nuk vendoset shumë në provë, por Puki e thyen nga pika e bardhë.

ICO 5 - Nga krahu i tij, finlandezë­t gjejnë gjithnjë terren pjellor për të nisur aksionet e tyre. Dallohet qartë që është i adoptuar në këtë skemë. Do të ishte interesant­e ta shikonim në mbrojtjen me 3.

BONUÇI 6 - Kalohet që në start nga Laipalanen duke bërë një figurë jo të mirë. Në disa raste ndodhet jashtë pozicionit, duke shkaktuar jo pak probleme. Por si gjithnjë është tepër i rëndësishë­m në ndërtimin e lojës që nga mbrojtja.

AÇERBI 6,5 - Rrezikon disi me një pasim në drejtim të Donarumës, por më pas luan me autoritet si në gjysmëfush­ën italiane, ashtu edhe kur shtyn përpara.

EMERSON PA NOTË Ndeshja e tij zgjat vetëm tetë minuta dhe bëhet protagonis­t duke ndalur një depërtim të Pukit. (Florenci 6 – Më pak ofensiv se shoku, por gjithsesi provon në disa momente në sulm).

SENSI 6,5 - Në pjesën e parë është më i iri në fushë për italianët, ku gjen shpesh kohën e duhur për të depërtuar në mbrojtjen finlandeze. I afrohet golit me disa tentativa nga jashtë zone, ku në një rast është portieri Hradecki që i mohon golin. Në pjesën e dytë loja e tij vjen në rënie të dukshme, ku humbet edhe topin në mënyrë banale duke shkaktuar edhe 11-metërshin.

ZHORZHINJO 6 - E fillon jo mirë duke u ndëshkuar që në minutat e para të lojës. Duket më në hije se zakonisht, ku mungojnë gjeometrit­ë e tij. Megjithatë, tregohet i akullt nga pika e bardhë dhe i jep fitoren Italisë.

BARELA 6 - Përpiqet të ndërtojë sipas mënyrës së tij, por i mungon ritmi i zakonshëm. Duket se vazhdon të vuajë ngarkesën e madhe të fazës përgatitor­e.

KIEZA 6,5 - Është në një ditë më të mirë se në ndeshjen ndaj Armenisë. Hedh në zonë dy krosime mjaft interesant­e, një për Imobilen dhe një për Barelën. Më pas tenton vetë, por ndalet nga portieri finlandez. Në pjesën e dytë është vendimtar në rastin e golit të parë duke shërbyer për Imobilen, ndonëse topi devijohet. (Nga minuta e

72-të Bernardesk­i 6,5 – Edhe lojtari i Juventusit duket në një formë më të mirë se ndaj armenëve. I afrohet golit me një goditje të bukur standarde dhe gjithashtu spikat me disa veprime të sakta në sulm).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania