Panorama Sport (Albania)

Santos: Serbia më surprizoi për keq, shpresoj t'i mbyllim shpejt llogaritë

Trajneri i Portugalis­ë i kërkon të gjitha fitore ndeshjet kualifikue­se

-

Fitorja e Portugalis­ë në Serbi e ka bërë të lumtur trajnerin Fernando Santos, por ai kërkon të tjera fitore dhe dëshiron që ta mbyllë sa më shpejt çështjen kualifikim. Trajneri i luzitanëve thotë se u befasua nga mënyra se si luajtën kundërshta­rët, por thekson se ekipi i tij e meritoi fitoren. Santos është kritik me faktin se Portugalia nuk e shfrytëzoi si duhet ngathtësin­ë e mbrojtjes kundërshta­re. KUNDËRSHTA­RI- "Prisja që Serbia të ishte më sulmuese dhe të provonte ta fitonte ndeshjen që në fillim, por më befasuan. Ata luajtën të tërhequr dhe kërkuan të na vinin në vështirësi me kundërsulm­e. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne i krijuam rastet tona për të shënuar, edhe pse me vështirësi. Ata gjithashtu patën mundësitë e tyre. Ne e merituam këtë fitore dhe të gjithë golat që shënuam. Mendoj se e dominuam Serbinë, por tani të shohim përpara". PROBLEMET- "Problemi ynë ishte se e ndalonim lojën më shumë sesa duhet dhe nuk ishim aq vertikalë sa kisha kërkuar në seancat stërvitore. Ne duhet ta shfrytëzon­im më mirë ngathtësin­ë e qendërmbro­jtësve të tyre, por ne shkonim deri afër zonës dhe pastaj ndaleshim duke u riorganizu­ar nga e para. Vuajtëm në këtë aspekt, por ishte një fitore më se e merituar". KUALIFIKIM­I- "Asgjë nuk është vendosur, por Serbia është në një pozitë shumë të vështirë. Ne jemi pak më mirë, por duhet të luftojmë deri në fund. Kjo fitore që morëm ndaj Serbisë ishte shumë e rëndësishm­e për ne. Unë kam thënë se duam t'i fitojmë 6 ndeshjet dhe dua që ta bëjmë realitet këtë. Nëse fitojmë kundër Lituanisë, do të jemi shumë afër me kualifikim­in".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania