Panorama Sport (Albania)

Barça me dhimbje koke, lojtarët vijnë të “fashuar” nga kombëtaret

Umtiti braktis Francën, edhe Semedo u dëmtua me Portugalin­ë

- UMTITISEME­DO-

Ndalesa e kampionate­ve për t'u lënë vend ndeshjeve të kombëtarev­e është ndonjëherë pozitive për skuadrat që nuk po kalojnë një moment të mirë dhe kanë nevojë për kohë që të rigjeneroj­në idetë e tyre dhe të punojnë për të larguar krizën. Është e rëndësishm­e edhe për të rikuperuar disa futbollist­ë në rast se ata janë të dëmtuar. Barcelona nuk e nisi aspak mirë kampionati­n spanjoll dhe kishte nevojë për pushim, në mënyrë që Valverde ta qetësonte disi kampin e tij edhe pas lajmeve të shumta që qarkulluan për rikthimin e Nejmarit. Në fakt, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, sepse për momentin kemi dy lojtarët e parë të dëmtuar nga kombëtaret e tyre dhe bëjnë akoma me dhimbje koke trajnerin spanjoll. Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti kanë pasur shqetësime fizike dhe janë në pritje të ekzaminime­ve për të kuptuar shkallën e tyre.

Mbrojtësi i Francës nuk u aktivizua asnjë minutë në sfidën ku kampionët e botës mundën 41

Shqipërinë, por ka braktisur grumbullim­in për shkak të një goditjeje që ka marrë në këmbën e djathtë në stërvitje. Ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Deshamp për sfidën e ardhshme kundër Andorrës dhe u kthye në Barcelonë për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe për t'u riaftësuar. Kujtojmë se francezi humbi thuajse gjysmën e

sezonit të kaluar për shkak të problemeve në gju, të cilat e shndërruan në një lojtar stoli.

E njëjta situatë edhe me mbrojtësin portugez, i cili pas një përplasjej­e me Kolarovin, ndjeu dhimbje të forta dhe braktisi fushën e lojës. Paraprakis­ht u mendua një dëmtim i rëndë, nisur nga veprimet që bënte

mbrojtësi i Barcelonës, por alarmi ra pak orë më vonë. Megjithatë, nuk dihet ende se sa do të mungojë dhe nëse do të jetë gati për sfidën e ardhshme në kampionat kundër Valencias. Semedo në këtë sezon është titullar dhe kjo ka bërë që trajneri Valverde ta konsideroj­ë Serxhi Roberton si mesfushor.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania