Panorama Sport (Albania)

Mesi, Mesi, përjetë përjetë te te Barça Barça

Bartomeu u tremb nga zërat për largimin, ja lëvizja surprizë e blaugranëv­e

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një marrëveshj­e e përjetshme, pa një skadencë kohore, si një akt dashurie që ka lindur 18 vite më parë dhe vazhdon deri në ditët e sotme. Kjo është kontrata që ka ndërmend të përgatisë Barcelona për Lionel Mesin, në mënyrë që të shmangë surprizat e pakëndshme në të ardhmen. Pas lajmeve që u publikuan se "Pleshti" mund të largohet nga skuadra e Barcelonës, ka nisur të lëvizë.

MESI PËRJETË

Gazeta katalanase "Mundo Deportivo" i ka kushtuar faqen e parë këtij lajmi. "Mesi përgjithmo­në" titullohet faqja e parë, e cila i referohet lëvizjes që po përgatit Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë. Në zyrat e Barcelonës nuk kanë asnjë dyshim për vazhdimësi­në e Leo Mesit dhe profesiona­litetin e kampionit argjentina­s. Duan që kapiteni i tyre të firmosë një kontratë speciale, në mënyrë që jo vetëm të "blindohet", por edhe të vendosë në autonomi të plotë kohën kur dëshiron ta lërë futbollin. Propozimi është bërë në asamblenë e fundit të ortakëve, në të cilën presidenti Bartomeu dhe drejtori i përgjithsh­ëm Oskar Grau kanë konfirmuar se situata përreth "Pleshtit" duhet të qartësohet dhe saktësohet njëherë e mirë. Për momentin nuk ka asnjë arsye për të nxituar dhe për të nisur bisedimet mes klubit dhe babait të Leos, Horge, i cili është njëkohësis­ht edhe menaxheri i lojtarit. Bartomeu flet shpesh me të dhe raportet janë të shkëlqyera. Hera e fundit që Mesi ka rinovuar me Barcelonën ishte viti 2017 dhe do të duheshin shumë pak sekonda për ta hedhur sërish firmën në kontratën e re. Vetëm ndonjë ide për të nisur aventurë të re dhe ndonjë joshje nga kampionate­t e tjera të mëdha në Europë mund ta ndanin nga Barcelona, por ky mision në fakt duket shumë i vështirë dhe thuajse i pamundur. Për momentin, Leo po mendon vetëm të rikthehet në fushën e lojës dhe të ndihmojë shokët e tij, sepse për të ardhmen ka kohë për të folur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania