Panorama Sport (Albania)

Kasemiro i paprekshëm, Brazili i jep “gradat”

- BRAZILI

Rëndësia e Kasemiros te Reali i Madridit është e jashtëzako­nshme. Që nga rikthimi i tij në formacioni­n e "galaktikëv­e", roli i mesfushori­t brazilian është rritur nga viti në vit. U shndërrua në një titullar të paprekshëm të aventurës së parë të Zidanit në stolin e Realit. Në atë kohë ishte një surprizë interesant­e, ndërsa tani është lojtari i vetëm që e ka vendin e sigurt në formacion. Zidan nuk ka një tjetër Kasemiro në skuadër dhe mungesa e tij do të jetë dhimbje koke për trajnerin francez.

FRIKË NGA DËMTIMI- Trajneri dhe klubi as nuk duan ta imagjinojn­ë një ndalesë të braziliani­t, i cili do ta linte skuadrën pa një element të rëndësishë­m në skemën e Zidanit dhe do t'ia bënte jetën e vështirë në gjetjen e zëvendësue­sit. Braziliani nuk është i paprekshëm për kualitetin që ka, por edhe sepse nuk ka një zëvendësue­s ideal në ekip. Pogba do të ishte një lojtar që do të jepte shumë garanci dhe kjo ishte një nga arsyet pse Zidan e kërkoi me çdo kusht. Ai e donte kampionin e botës edhe për faktin që bën disa role të tjera në repartin e mesfushës. Pogba mund të ishte titullar në çdo pozicion ku luan Kasemiro, Kros dhe Modriç. Por francezi ishte mision i pamundur dhe Kasemiro është "mbreti" në rolin e tij.

Mesfushori nuk është i rëndësishë­m vetëm për Realin e Madridit, por edhe për kombëtaren e tij të Brazilit. Ai është një pikë referimi për trajnerin Tite dhe sa herë mungon, "Seleçao" ka probleme. Lajmet nga Brazili bëjnë me dije se trajneri i verdhejesh­ilëve është duke menduar seriozisht që t'i japë shiritin e kapitenit dhe ta gradojë atë përgjithmo­në në kombëtare. Dani Alvesh është në fundin e karrierës dhe Kasemiro do të ishte i duhuri si pasardhësi i legjendës braziliane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania