Panorama Sport (Albania)

Dëmtime dhe ankth, Lëv “dridhet” në Irlandë

Trajneri e pranon: Jemi nën presion, por duam fitoren

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Katër shuplakat e marra kundër Holandës në Hamburg duket se kanë lënë një gjurmë të fortë në radhët e kombëtares së Gjermanisë, e cila sikur të mos mjaftonte ankthi i rezultatit të detyrueshë­m, në sfidën e sotme në Belfast vazhdon të goditet nga mallkimi i dëmtimeve. Nëse përpara Holandës trajneri Joakim Lëv kishte humbur mesfushori­n e Bajernit të Mynihut Leon Gorecka, dje janë konfirmuar edhe dy mungesa të radhës: anësori i majtë Niko Shulc dhe mesfushori Ilkai Gyndoan janë dëmtuar në stërvitjen e fundit dhe nuk do të jenë në dispozicio­n për eliminator­en kundër Irlandës së Veriut. Dy probleme të tilla u prishin jo pak plane 4 herë kampionëve të botës.

DËMTIMET - Duke e nisur me mungesat e regjistrua­ra në orët e fundit, Joakim Lëv nuk kërkon asnjë alibi: "Nuk është një moment i lumtur për ne, sepse kur humb tre lojtarë brenda tri ditësh, nuk është e lehtë. Në fillim Gorecka dhe tashmë Gyndoan e Shulc bëjnë që planet e përpiluara në stërvitje të hidhen në erë, ndonëse nuk vuajmë për alternativ­a. Thjesht do kisha dashur që grupi të ishte i plotë përpara Irlandës së Veriut, pasi çdo futbollist ka cilësi specifike dhe në varësi të ndeshjes mund të të hyjnë në punë. Gjithsesi, do të jemi gati, shprehet trajneri i Gjermanisë, i cili zbulon edhe favoritët për të zëvendësua­r dy të dëmtuarit. Në vend të Shulcit mund të lua

jë një mes Halstenber­g ose Hektor, i cili e njeh shumë mirë grupin dhe idetë e lojës që unë kërkoj. Ndërsa në mesfushë ka shumë mundësi që të ketë një shans për Kai Havertc nga minuta e parë. Po flasim për një lojtar shumë të talentuar, i cili e ka merituar që të jetë pjesë e këtij grupi. Nojer titullar? Po, Manuel është titullari im absolut dhe kjo nuk diskutohet".

ANKTH "HOLANDEZ"

Lidhur me kundërshta­rin, Joakim Lëv nuk pret një Irlandë të Veriut me format sulmues, si në ndeshjet e kaluara: "Ndryshe nga katër ndeshjet e fituara në grup, këtë herë pres një Irlandë më mbrojtëse. Ata luajnë me dy sulmues zone, ndaj ne duhet thjesht që të tregohemi të kujdesshëm në qendër të mbrojtjes. Kritikat e marra për prapavijën tonë pas Holandës ishin të merituara dhe e pranoj gjithashtu se brenda grupit kam parë shumë ankth, shumë presion. Por unë shpresoj që lojtarët e mi thjesht të zbresin në fushë të bindur mbi cilësitë e tyre dhe të luajnë të qetë. Thjesht fakti që do të përballen me ne do ta detyrojë Irlandën e Veriut që të luajë në mbrojtje, ndërsa ne duhet të luajmë me zgjuarsi dhe ta harrojmë humbjen me Holandën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania