Panorama Sport (Albania)

Nojer, ‘dopio’ kapiteni paralajmër­on: Nuk kam ndërmend të hap krahun...

"Kam ende për t'i dhënë Bajernit dhe Gjermanisë"

-

Manuel Nojer është totalisht i përqendrua­r te ndeshja e radhës kundër Irlandës së Veriut, e vlefshme për eliminator­et e "Euro 2020", por në të njëjtën kohë paralajmër­on ata që së fundmi kanë shprehur pakënaqësi ndaj paraqitjev­e të tij, edhe pse zëra të tillë jo vetëm që nuk e shqetësojn­ë kapitenin e Bajernit të Mynihut dhe të kombëtares së Gjermanisë, por ai nuk ngurron që t'u lëshojë edhe një mesazh të fortë atyre zëvendësve të tij: "Ka raste kur është e vështirë që të zgjohesh çdo ditë dhe kërkon të motivosh veten për të qëndruar në nivele të larta, por kjo ide mund të të prekë në një moment kur gjërat shkojnë mirë dhe shërbimet e tua nuk është se janë shumë të nevojshme në fushë, - shprehet 33-vjeçari për 'Welt am Sonntag'. - Por ka edhe momente kur eksperienc­a ime apo e lojtarëve të tjerë është shumë e nevojshme për të shkundur ambientin. Aktualisht, unë zgjohem çdo ditë duke menduar se eksperienc­a ime është ende shumë e nevojshme dhe nuk po flas vetëm për Bajernin e Mynihut, por edhe për kombëtaren. Ndihem i vlerësuar, e ndiej se kam ende shumë për t'u dhënë këtyre dy skuadrave, ndonëse është e qartë se këtë pozicion duhet ta meritosh çdo ditë dhe unë jam tepër i kënaqur me paraqitjet e mia në fushë. Gjatë gjithë karrierës kam sakrifikua­r dhe punuar sepse e adhuroj këtë sport. Disa mendojnë se jam disi i moshuar? Ndoshta për disa mund të jem 33 vjeç dhe moshën nuk e ndryshoj dot. Por kur unë zbres në fushë ky numër në kartën time të identiteti­t nuk më shqetëson aspak, përkundraz­i. Jam i bindur se kam ende reflekset e duhura për të bërë portierin titullar dhe stërvitem çdo ditë për këtë. Pastaj, fakti që nervozohem dhe mërzitem shumë sa herë që gjërat nuk shkojnë siç duhet te Bajerni i Mynihut apo edhe te Gjermania, do të thotë se kam ende ambicie për ta kryer këtë profesion, shumë dëshirë dhe mjaft objektiva të tjerë për të arritur. Madje, në shumë raste edhe dëfrehem dhe derisa të tilla ndjesi të vazhdojnë të 'lëvizin' brenda trupit tim, më bindin se nuk është ende koha për t'ia liruar vendin dikujt tjetër", u shpreh Manuel Nojer, fituesi i 7 titujve me Bajernin, një Lige Kampionesh, një Superkupe Europe, por edhe një Botërori me gjermanët në vitin 2014.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania