Panorama Sport (Albania)

Kuman i druhet euforisë: S'mund të rrezikojmë më

Trajneri: Do të na e lënë topin, ta çojmë në rrjetë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas fitores me shumë shpenzim energjie ndaj Gjermanisë, Ronald Kuman mendon të bëjë disa ndryshime në Holandën, që sot në 20:45 do të sfidojë në shtëpi Estoninë. Sipas trajnerit të "tulipanëve", në Talin ndryshon kundërshta­ri, por nuk duhet të ndryshojë qasja, ndaj në konferencë për shtyp tha: "Po punojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, por fitorja me Gjermaninë nuk ndikon në mendësinë tonë. Mendoj të bëj ndryshime në disa pozicione dhe jo vetëm për çështje force, por edhe sepse disa lojtarë e kanë më të lehtë kundër një vendi si Estonia".

Pra, ndryshime në sfond për Kumanin, i cili gjithsesi nuk pranon të japë indicie mbi lojtarët që do të kërkojnë tri pikët ndaj estonezëve. Trajneri e di se fitorja në Hamburg i afron të tijtë me Europianin, por ajo mund të humbë vlerë nëse skuadra e tij nuk del me pikë të plota nga Estonia. "Nuk kam ankesa fizike, por në një ndeshje të tillë, e cila vjen në tri ditë diferencë nga një tjetër impenjim, disa lojtarë mund të humbasin pak freski. Kjo gjithashtu luan një rol

jo të vogël në planin tim të formacioni­t. Do të marr një vendim përfundimt­ar nesër (sot), gjithsesi dua të shoh të njëjtin motivim dhe energji me Estoninë, megjithëse kundërshta­ri është më pak tërheqës se Gjermania", deklaroi përzgjedhë­si 56-vjeçar i Holandës. Frika e entuziazmi­t dallohet në fjalët e Kumanit, megjithatë ai pret nga të tijtë që të mbajnë frerët e lojës dhe të sigurojnë fitoren e radhës në këto eliminator­e. "Ajo që ndodhi të premten, nuk mund të llogaritet të hënën dhe unë jam kurioz për mënyrën se si do ta interpreto­jnë djemtë ndeshjen. Në muajt e fundit kemi luajtur pothuajse ekskluzivi­sht kundër kombëtarev­e të mëdha dhe tani jemi duke u përballur me një ekip që është teorikisht më i dobët se ne. Për pasojë, do ta kemi topin më shumë në zotërim dhe do të luajmë në gjysmën e kundërshta­rit. Hapësirat midis linjave do të bëhen të rëndësishm­e. Për fat të mirë, kjo skuadër ka cilësi të mjaftueshm­e për të krijuar shumë mundësi dhe për të shënuar gola", përfundoi Ronald Kuman.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania