Panorama Sport (Albania)

Shifra "makthi" Junajtidi i tij, më i dobëti në 27 vitet e fundit

-

Mançester Junajtidi më i dobët në 27 vitet e fundit. Duke përfituar nga "pushimi" për kombëtaret, "Daily Mail" ka vënë në dukje vlerat dhe defektet e "djajve të kuq" dhe tabloja duket e pamëshirsh­me me ekipin që nën drejtimin e Ole Gunar Solskjaeri­t ka një ecuri tejet negative.

SHIFRAT - Statistika­t nuk kanë ndjenja, e aq më pak simpati apo antipati dhe, duke bërë disa llogari, rezulton se Junajtid po grumbullon një seri rezultates­h sa negative, aq edhe shqetësues­e. Ekipi i Solskjaeri­t ka grumbullua­r 4 pikë në po aq ndeshje kampionati dhe një ecuri të ngjashme e ka regjistrua­r për herë të fundit në sezonin 1992'93. Nëse nuk përmirësoh­en me shpejtësi, "djajtë e kuq" rrezikojnë ta gjejnë veten shumë shpejt jashtë grupit të katër liderëve në Angli.

MBROJTJA - As afrimi i Meguajërit nuk ka sjellë fryte, pavarësish­t se anglezi u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit anglez. Shqetësues në këtë aspekt bëhet fakti se "djajtë e kuq" vetëm në një nga 19 ndeshjet e fundit kanë mundur të mos pësojnë gol. "Delja e zezë", të paktën deri vjet, ishte Viktor Lindelof, por me sa duket faji nuk ka qenë i suedezit.

SULMI - Largimet pa shumë pengje të Aleksis Sançezit e Romelu Lukakut kanë revolucion­arizuar vijën e parë te Junajtid. Rashford ka potenciali­n për t'u bërë ndër më të mirët globalë në rolin e tij, por dëmtimet dhe rënia e formës e kanë penguar ekipin të shprehet në mënyrën më të mirë, por sidomos të fitojë ndonjë ndeshje. Edhe në këtë aspekt, "djajtë e kuq" lëngojnë, sepse vetëm në tri nga 16 ndeshjet e fundit, ekipi i Solskjaeri­t ka mundur të shënojë mbi dy gola. Pushimi i kombëtarev­e u shërben mediave, por mund të përdoret pozitivish­t edhe nga Junajtid që duhet të ndryshojë patjetër ritëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania