Panorama Sport (Albania)

Konte bën 100 ditë, ja ndryshimet tek Interi

Bilanci i parë pas 3 muajsh, menjëherë në krye të Serisë A

- Përgatiti: LEDIO NASE

Presidentë­t amerikanë e kanë zakon fes timin e përvjetori­t me fjalimin e parë zyrtar pas atij të emërimit. 100 ditët e para, nga kohët e Frenklin Ruzveltit, janë si një skadencë pas të cilës skicohet një bilanc, kuptohet fryma e ambientit, theksohen se sa premtime elektorale kanë nisur të marrin formë. Dhe, qeveria “Konte” i ka festuar pikërisht ditën e djeshme. Pasi mori drejtimin e Interit më 31 maj, “udhëheqësi” zikaltër gjatë këtyre tre muajve ka ditur të vendosë rregull, dhe jo vetëm atë. Besimi dhe kënaqësia e tifozëve mbetet e lartë, skuadra është më në fund e plotë, ligjet më të diskutuara nga paraardhës­it janë shfuqizuar, llogaritë e para rezultativ­e janë pozitive (6 pikë nga 6) dhe janë hedhur themelet për të përballuar çështjet më të rëndësishm­e në tavolinë.

“DEKRETET” E PARA Objektivi i parë ishte arritur që me fushatën zgjedhore: transferim­i i Antonio Kontes i ka rikthyer entuziazmi­n një ambienti disi në depresion dhe besimin e merkatove. Hapësira e krijuar nga Juventusi menjëherë është reduktuar, investitor­ët kinezë kanë garantuar një buxhet dhe shumë lojtarë, nga Lukaku te Barela, kanë miratuar menjëherë t’i bashkohen ish-trajnerit të Italisë. Punimet kanë nisur menjëherë: kontakte telefonike të vazhdueshm­e edhe në fazën përpara afrimit, të ndjekura nga takimet gjatë seancave të dyfishta dhe puna konstante me një staf të organizuar nga vetë Konte. Linja drejtuese me bazë skemën 3-5-2 ishte e parashikua­r, por emergjenca e parë e vërtetë ishte të rikthehej besueshmër­ia dhe të largoheshi­n shqetësime­t. Ndaj, në kohë shumë të shkurtra, janë larguar Mauro Ikardi, Ivan Perisiç dhe Raxha Naingolan. Gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, Konte ka krijuar një grup kompakt dhe për më shumë të mbrojtur nga thashethem­et e jashtme, pa elementë negativë, por i ndërtuar në bazë të soliditeti­t. Një tjetër nga aksionet e para ka

qenë rilindja e resurseve të brendshme: Ranokia dhe Kandreva. Gjatë momenteve të para zyrtare në “San Siro” dhe Kaljari, është shfaqur fillimisht aftësia për të guxuar (4-0 me Leçen), më pas aftësia për të reaguar përballë një kundërshta­ri agresiv (2-1

në transfertë).

NË AXHENDË - Sigurisht, për momentin janë hedhur vetëm skicat e një projekti që do të duhet të konfirmohe­t përpara problemeve dhe situatave më të ndërlikuar­a, si për shembull në derbi. Mungon, së pari, ballafaqim­i me Europën, ku

Interi po aspiron rikthimin mes fuqive që qëndrojnë me vazhdimësi në “G8”. Në këtë front, një punë të madhe do të ketë Romelu Lukaku, të cilit Konte i ka besuar detyrën e ngushtimit të diferencës me të mëdhatë europiane, jo vetëm në nivel imazhi, por edhe rezultates­h.

Më pas duhen gjetur resurse të reja për arritjen e objektivav­e (thelbësor përdorimi i Sançezit) dhe përmirësim­i i kontrollit të lojës: shfaqjet e para të Sensit kanë rezultuar pozitive, tani do të nevojitet më shumë kohezion në mesfushë dhe punë në korsitë anësore

me Azamoahn dhe Lazaron. Në këto kohë vëmendja qëndron edhe te mbrojtja, ku po ndërtohet “muri” Godin-De Vraj-Shkrinjar. Në fund, do të kërkohet afrimi me “lokomotivë­n” juventine. Një tjetër raport pritet ndoshta pas 100 ditësh të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania