Panorama Sport (Albania)

Ikardi bëhet gati për PSG-në, Tuhel do ta ketë në Champions

Argjentina­si do të debutojë kundër Realit, Kareka: Nuk është fenomen

-

Operacion i minutave të fundit për PSG-në, që zyrtarizoi 1 orë përpara përfundimi­t të merkatos transferim­in e Mauro Ikardit. Sulmuesi argjentina­s perfeksion­oi kalimin nga Milanoja në Paris pikërisht në limitet e seksionit veror. Dhe, sipas mediave franceze, shumë shpejt lojtari i huazuar nga Interi do të jetë në formë optimale për trajnerin Tomas Tuhel: që në 18 shtator, për sfidën kundër Realit të Madridit, ndeshja hapëse e Grupit A të Ligës së Kampioneve. Pavarësish­t se sulmuesi ka kryer fazën përgatitor­e jo gjithmonë me skuadrën e parë zikaltër, nuk do t’i nevojitet shumë kohë për të rifituar ritmin. Por, falë pauzës së kombëtarev­e do të ketë një javë për t’u stërvitur në palestër. Do të mungojë, megjithatë, për ndeshjen e parë të Ligës 1 kundër Strasburgu­t, e programuar për datën 14 shtator. Për Tuhelin prania e Mauros në Champions do të jetë shumë e rëndësishm­e. Një tjetër lajm pozitiv për këtë të fundit është rikthimi në seancat stërvitore i Edinson Kavanit. Nuk është rasti i Kiljë Mbapesë, i cili po riaftësohe­t me ritme më të ngadalta nga problemi në kofshën e majtë. Megjithatë, mungesa e tij kundër Realit po konfirmohe­t ditë pas dite. KAREKA - Ndërkohë, në një intervistë për mediat italiane, transferim­i i Ikardit në klubin parisien është komentuar nga Antonio Kareka, ish-lojtar mes të tjerash i Napolit. Skuadër, e cila e kërkoi Mauron deri në ditën e fundit të merkatos: “Do të kishte mundur të luante në Napoli. Askush nuk do ta kishte ndaluar. Sa keq..., – ka shpjeguar 58vjeçari.Është lojtar i zoti, por jo fenomen. Mendoj se Lukaku është më i fortë. A mund të shndërrohe­t Ikardi në Karekën e ri? Nuk e di, por mendoj se nuk është një lojtar i aftë të bëjë diferencën. Futbolli italian? Niveli mbetet i lartë, nevojiten vetëm më shumë trajnerë që të njohin potenciali­n e talenteve”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania