Panorama Sport (Albania)

Rebiç, beqari që u martua me “Djallin”

Kroacia e bëri të madh, sulmuesi gati të ngrejë Milanin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ante Rebiç nuk ësh të një tip i thjeshtë. Është i vendosur, thotë atë që mendon dhe nuk ka gjetur ende njeriun e jetës, diçka jo fort e zakontë për një thuajse 26-vjeçar (i mbush ditën e derbit) që luan në nivele të larta. I shpejtë në fushë dhe misterioz jashtë saj, Rebiç nuk mundi t’i shpëtonte merkatos dhe sidomos Milanit. Ambicie e madhe në proporcion me atë kuqezi, teksa Boban garanton për profesiona­lizmin e djaloshit të lindur në Split.

KARAKTERIS­TIKA – Mbase Ante nuk ka këmbët e sofistikua­ra të shumë bashkëkomb­ësve të tij të njohur, por ka fizik. Përveç shpejtësis­ë dallohet për fuqinë e tij. Në një 4-3-3-sh të mundshëm do të ishte një sulmues i majtë i përsosur, teksa mbetet ende për t’u kuptuar roli që do të kishte në 4-3-1-2 e Marko Xhampaolos. Nëse pyet Zlatko Daliçin, trajnerin e Kroacisë, fjalët për Rebiçin do të ishin më se pozitive. Është pikërisht ish-trajneri i Dinamos që e shndërroi 25vjeçarin në një lojtar kyç të formacioni­t të nënkampion­ëve

të botës. Daliçit në Botëror i mungonin disa futbollist­ë për ndeshjen me Meksikën dhe ai zgjodhi Rebiçin për të mos e zëvendësua­r më kurrë deri në fund të aventurës ruse.

AMBICIE – Ante e ka të qartë objektivin dhe nuk

humb kohë. Për më shumë informacio­ne, mjafton të kujtojmë se si Kroacia e “shtypi” Argjentinë­n e Mesit një vit më parë. Kaos në zonën argjentina­se dhe topi përfundon në këmbët e Rebiçit. Çdo lojtar do ta kishte ndalur sferën për të goditur,

ndërsa sulmuesi i ri i Milanit vendos të godasë fluturimth­i për të firmosur avantazhin kroat. Ishte i pari nga tre golat e Kroacisë, por edhe pse koha ka kaluar, Daliç vijon të shohë te Rebiç një shtyllë të kombëtares së tij. Të premten e kaluar ndaj

Sllovakisë, kroatët nuk shkëlqyen, e megjithatë goli i Perisiçit erdhi me asist të Rebiçit. Të dy janë shumë miq, por sulmuesi kuqezi preferon të përqendroh­et. Edhe kur miku e ngacmoi për të folur italisht, Rebiç e ndali intervistë­n për të shkuar pa dhënë asnjë koment në dhomat e zhveshjes. Qejfmbetje? Edhe mbase, por pas përvojave italiane me Fiorentinë­n e Veronën, Rebiç kërkon t’ua ndryshojë mendjen skeptikëve të Serisë A. Kjo lloj qasjeje është treguesi më i rëndësishë­m. I vetmi që ka rëndësi. Në cilëndo gjuhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania