Panorama Sport (Albania)

De Gea “vlen” 0 euro, Juvja e do që në janar

Në skadencë kontrate, kontaktohe­t spanjolli i Junajtidit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Seksioni veror i mer katos sapo ka për funduar, megjithatë Juventusi po studion lëvizjet e ardhshme. Ashtu si gjatë viteve të fundit, “Zonja” ka nisur të monitorojë lojtarët e ndryshëm që do të lirohen nga kontratat me klubet përkatëse me parametër zero, po ashtu si me Aron Ramsejn dhe Adrien Rabionë. Sipas mediave britanike, në fakt, përveç vëzhgimit të situatave të Kristian Eriksenit dhe Tobi Alderveire­ldit, fantazisti­t dhe mbrojtësit të Totenhemit, drejtuesit bardhezinj kanë vendosur në shënjestër portierin e Mançester Junajtidit, David De Gea.

PLUSVALENC­Ë NGA SHEZNI - Vojiçeh Shezni ka mbrojtur denjësisht kuadratin nga momenti i transferim­it në Torino në 2017-ën, duke tërhequr vëmendjen e klubeve europiane. Juvja investoi rreth 15 milionë euro për blerjen e polakut, ndërsa sot vlera e tij thuajse është trefishuar, ndaj mbrojtësi ekstrem juventin mund të shndërrohe­t në plusvalenc­ën e radhës. Kjo, për ta afruar në skuadër si portier të parë De Gean, portierin me vitlindje 1990 të kombëtares spanjolle, kontrata e të cilit me klubin e Premier Ligës (nga e cila përfiton rreth 350 mijë sterlina në javë) skadon në qershorin e 2020-ës, duke mbajtur si të dytë Matia Perinin, 26-vjeçari i blerë vitin e

kaluar nga Xhenoa, pasi Xhanluixhi Bufon iu ribashkua skuadrës për vetëm një vit këtë verë dhe nuk parashikoh­en rinovime në horizont (mund të qëndrojë në klub, por gjithmonë vetëm në rolin e drejtuesit).

NGA JANARI - Për momentin,

bisedimet mes ishlojtari­t të Atletikos së Madridit dhe “djajve të kuq” nuk kanë shkuar në mënyrën e duhur, ndaj me shumë mundësi sezonin e ardhshëm De Gea do të mbajë veshur një tjetër fanellë. Çdo klub i interesuar, nëse me anglezët

bisedimet vijojnë në linja negative, do të mund ta kontaktojë duke nisur nga janari i ardhshëm. Juvja ndërkohë shpreson, pavarësish­t se në gjurmët e spanjollit aktualisht është edhe PSG-ja, gati t’u japë sfidë bardhezinj­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania